E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trazirat në Siri, shpërthime në qytetin e dytë më të madh të vendit

Televizioni shtetëror raportoi se si pasojë e tyre kanë humbur jetën shumë persona, mes të cilëve edhe ushtarë.

Media shtetërore raporton se kishte dy shpërthime dhe për to bën përgjegjës terroristët e armatosur.

Ndërkohë, aktivistët e opozitës siriane citojnë rezidentët lokalë të kenë thënë se kishte tre shpërthime.

Aleppo ka qenë relativisht e qetë qe prej shpërthimit të trazirave për rrëzimin e Presidentit Bashar Al-Asad nga pushteti, dhjetë muaj më parë./Start/F. P/

                                                                                             2012-02-10 10:45
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›