Marrëveshja policore serbo-maqedone është marrëveshje kundër shqiptarëve
Në Maqedoni nuk po pushon dhuna e pushtetit sllavo-maqedonas kunder shqiptarëve .
Incidenti i radhës është vrasja makabre e dy shqiptarëve të pafajshëm në Gostivar
të Besnik Shehapit dhe Imran Memetit nga polici maqedon, Jakim Trifunovski .Kjo vrasje e dyfishtë ka tejkaluar tashmë vrasjët e zakonshme që mund të ndodhin. Aktet të tilla janë të përsëritshme nga racistët sllavomaqedonas dhe janë shqetësuese për paqen në rajon. Shovinizmi i maqedonasve të pa identitet, duket së nuk po ka të ndalur, dhe jo krejt pa fajin shqiptarëve në këtë republikë.
Asnjëherë deri me sot shqiptarët në Maqedoni nuk e ngritën zërin sa duhet kundër diskriminimit në vazhdimësi që po iu bëhet nga pushteti i këtij shteti ende me logjike të vjetër. Kjo vrasje vetëm sa ka shpërfaqur edhe njëherë tërë tërbimin antishqiptar të këtij pushteti. Se është kështu e ka vërtetuar edhe deklarata e zëdhënësit të ministrisë së punëve të brendshme, Ivo Kotevskit se gjoja polici maqedonas ka shtënë në vetëmbrojtje. Kësaj i thonë pafytyrësi dhe paturpësi e madhe.
Por i turpëruari nuk ka dert për turp. Lidhur me rastin e vrasjes së dy shqiptarëve ka reaguar edhe ambasadori amerikan, Wohlers, i cili kërkoi që vrasësi të marrë përgjegjësinë ligjore, nëse ekziston ligj dhe drejtësi në këtë shtet them unë. Të justifikosh vrasjen në këtë mënyrë siç e bën këtë gjë Kotevski është edhe djallëzore. Për mua nuk është gjë tjetër përpos racizëm i kulluar i ngritur në pushtet. Ky fashizem po skicon kërcënime dhe po vringëllon armët e vjetra kunder shqiptarëve njësoj si shovinizmi serbomadh edhe neper stadiume të ndryshme( njësoj si rasti i dhunës antishqiptare të serbëve të shfrenuar në stadiumin e Gjenovës të Italisë para disa kohe të cilët dogjën flamujt shqiptarë, dhe krijuan akte të tjera vandale).Këto akte të dhunës janë mirë të orkestruara me shovinistët serbë për të vrarë shqiptarë! Ne Maqedoni mund të vriten shqiptare në mes të ditës nga policia maqedonase!
Vrasja barbare e dy të rinjve në Gostivar është kulm i kërcënimit mbi popullsine e pambrojtur shqiptare që përben mbi 30 përqind të nr te përgjithshëm. Protestat e organizuara nga organizatat jo qeveritare, të cilat u mbajtën në Gostivar dhe në Shkup, kunder këtij pushteti të krimininalizuar, të cilët vranë dy të rinjtë shqiptarë, do duhej të jetë mesazhi i fundit për këtë pushtet, se një gjë e tillë, nuk do të lejohet të përsëritet nga shqiptarët. Protestuesit kërkuan nga pushteti që përfundimisht të marrin fund aktët e dhunës, dhe që dorasi i kësaj ngjarje tragjike sa më parë ta marr edhe dënimin e merituar. Mospjesëmarrja e pushtetarëve shqiptarë në këto protesta, flet se faktori shqiptar në Maqedoni nuk është sa duhet unik,dhe së më shumë ruhet karriga pushtetore së sa që punohet për çështjet madhore kombëtare, dhe e gjithë kjo nuk flet mirë.
Se pushteti i Maqedonisë i ka sinkronizuar të keqijat karshi shqiptarve bashkë më Serbinë, flasin edhe dy incidenteve që dukën të ndara por që kanë shumëqka të përbashkët. Rasti parë është zënka midis nxënësve shqiptarë dhe atyre maqedonë me fajin e këtyre të fundit. Në këtë zënkë ishin lënduar tre nxënës shqiptarë. Ankesa e prindërve shqiptarë tek organet e pushtetit se rastet nuk po zbulohen dhe se situata mund të dalë jashtë kontrollit, kishte hasur në vesh të shurdhër të organeve përgjegjëse maqedonase. Ndërsa rasti i dytë është ai i datës 26 shkurt të këtij viti në një autobus në Beograd dy kriminelë serbë e kishin therur me thika duke e lënduar rëndë Gjelim Limanin me përkatësi gorane, duke menduar së është shqiptar. Kriminelët sipas dëshmitarëve në autobus iu kishin drejtuar Limanit me këto fjalë "shofim se ti je shqiptar", për ta sulmuar pastaj atë, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Ligji për ratifikimin e marrëveshjes për bashkëpunim policor mes Maqedonisë dhe Serbisë, që është miratuar kohë më parë, sigurisht së është marrëveshje që ka për qëllim ngulfatjen e çdo kërkese legjitime të shqiptarëve etnik në Maqedoni. Zaten ky bashkëpunim mes Serbisë dhe Maqedonisë ka për qëllim që me incidente të përmasave tragjike, t’i detyrojë shqiptarët t’i braktisin vatrat e tyre shekullore. Serbët, por as maqedonasit nuk i kanë lënë sherret e moçme për pastrime etnike, pa marrë parasysh se me shqiptarët në këtë shtet nuk mund të luhet lehtë. Disa nga partitë shqiptare edhe kanë kërkuar që përmes një projekt ligji Parlamenti ta shfuqizojë këtë marrëveshje si një strukturë e përbashkët policore. Aq me keq kur këto struktura policore serbe mund të ndjekin, përndjekin, përgjojnë, dhe gjoja të zgjidhin konflikte të cilat i përgatisin vetë. Pas gjithë kësaj që po ndodh në Maqedoni, duket se marrëveshja e Ohrit e vitit 2002, nuk mund të jetë gjatë e qendrueshme. Partitë shqiptare ne Maqedoni, por edhe faktori mbarë shqiptarë do duhej ta ngrëne zërin kundër kësaj barbarie shoviniste të maqedonasve. Si po shkojnë punët, vetëm federalizmi i Maqedonisë paraqitet si njëfarë zgjidhjeje e përkohshme.