E Diel, 1 Nëntor 2026

Marrëveshja reflekton stabilitet dhe paqe në rajon

Në Prishtinë po qëndron një delegacion i Asamblesë së NATO-s, të cilët po zhvillojnë takime me përfaqësues të institucioneve të Kosovës.

Pas takimit me kryetarin e Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, Marit Nybakk, kryesuese e këtij delegacioni, ka thëne se marrëveshja e Brukselit do të reflektojë në stabilitet, paqe dhe siguri për Kosovën, Serbinë dhe rajonin në përgjithësi.

E pyetur se kur FSK-ja do të jetë ushtri ajo nuk e përjashton mundësinë që kjo të jetë pjesë e marrëveshjes së Brukselit.

”Njëra ndër hapat e kornizës së marrëveshjes së Brukselit me 19 prill, është që të shikohet që eventualisht Forca e Sigurisë së Kosovës të shëndrrohet në Forca të Armatosura të Kosovës, se kur dhe si nuk mund ta them tani”, deklaroi ajo./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›