E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marrëveshje Shqipëri – Gjermani për shmangien e evazionit fiskal

23-12-2011 / Gazeta 55

Nga 1 janari i 2012-ës bizneset gjermane që investojnë në Shqipëri nuk do të tatohen më në mënyrë të dyfishtë. Kjo falë një marrëveshje të firmosur nga Ministri i Jashtëm shqiptar, Edmond Haxhinasto dhe ambasadorja gjermane në Tiranë, Carola Holtkemper.  Në bazë të akordit e drejta e tatimit për të ardhurat i caktohet vetëm një shteti, apo ndahet në mënyrë të drejtë mes tyre. Sipas kryediplomatit Haxhinasto kjo marrëveshje nxit bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve.


 “Është një marrëveshje shumë e rëndësishme për të promovuar, për të nxitur bashkëpunimin, shkëmbimet e mëtejshme ekonomike midis dy vendeve tona. Gjermania është një vend partner shumë i rëndësishëm për Shqipërinë, është donatori numër 1 në Shqipëri.


Investimet janë drejtuar në fusha shumë të rëndësishme zhvillimore për Shqipërinë, në fushën e energjisë, infrastrukturës dhe fusha të tjera të zhvillimit. Pra kanë përbërë një kontribut jashtëzakonisht shumë të rëndësishëm për këtë fazë të zhvillimit që Shqipëria ndodhet sot.”- deklaroi ministri Haxhinasto.


Ndërsa sipas ambasadores Holtkemper kjo marrëveshje krijon një klimë të mirë për biznesin gjerman në Shqipëri.


“Kjo marrëveshje i jep biznesit gjerman që të zgjedhë vendin ku duhet të paguajë taksat dhe kështu investitorët tanë do të zgjedhin


Shqipërinë pasi taksa e sheshtë është e ulët” ka theksuar ambasadorja.


Gjermania është një nga donatorët kryesorë në vendin tonë vetëm qeveria ka ofruar mbi 70 milion euro.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›