Javë “X”-esh në Superligë,ndalen Tirana dhe Teuta
TIRANE-Superliga shqiptare ka zhvilluar sot ndeshjet e fundit për vitin 2011, me skuadrat e mëdha që nuk kanë arritur asnjëra të fitojnë. Sfidat e djeshme janë luajtur nën shenjën “X”, teksa fitore kanë arritur vetëm Tomori ndaj Apolonisë dhe Shkumbini me Vllazninë. Po ashtu, golat e shënuar kanë qenë të paktë, ç’ka tregon se një pjesë e madhe e lojtarëve duken tashmë me mendjen te pushimet. Por, çudia më e madhe ka qenë ndalesa në shtëpi e Teutës, përballë Kastriotit. Durrsakët, që deri më tani kanë patur një ecuri të frikshme, nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 ndaj krutanëve. Edhe pse kaluan shumë shpejt në avantazh, Kastrioti nuk u dorëzua dhe në pjesën e dytë e çoi ndeshjen në barazim. Për skuadrën e Hasan Likës realizoi Pepa pas vetëm 10 minutash, ndërkohë që për miqtë barazoi Turdiu. Deri në fund, vendasit nuk e shënuan dot golin e fitores, megjithë përpjekjet.
Hapi fals i Teutës nuk u shfrytëzua nga Tirana, që më herët pati barazuar pa gola ndaj Kamzës. Miniderbi i kryeqytetit nuk ka dhuruar fitues, ndërsa Tirana ka treguar problemet e zakonshme të këtij sezoni, me finalizimet e pakta. Rezultati i lë bardheblutë në vendin e dytë, me 5 pikë larg Teutës kryesuese. Por, ai i jep shansin Skënderbeut që të afrohet me një pikë, për shkak se ka një ndeshje më shumë për të luajtur, ndaj Pogradecit më 8 shkurt në shtëpi. Tirana ka aktualisht 27 pikë, ndërsa korçarët 23, gjë që tregon se beteja për titullin nuk do të ketë vetëm dy skuadra, pasi edhe Skënderbeu është shumë pranë.
Në sfidat e tjera, spikat barazimi pa gola i Flamurtarit, përballë Laçit. Kjo sfidë ishte idealja për vlonjatët që të merrnin një fitore në transfertë, por edhe këtë herë gjithçka ka qenë e kotë. Ata nuk kanë mundur të gjejnë dot rrugën e rrjetës, duke mbetur mbrapa jo vetëm në betejën për titullin, por edhe për Kupat e Evropës. Edhe pse fitoi 5-0 ditën e shtunë, ekipi vlonjat tregoi fytyrën e tij të zakonshme këtë edicion në ndeshjet në transfertë, duke mos fituar dot.
Ndërkohë, Vllaznia është mundur 2-1 në Peqin, nga Shkumbini. Ekipi shkodran ka pësuar një tjetër humbje nën drejtimin e Rudi Vatës, ndonëse në vitet e fundit ajo është mundur rregullisht në Peqin. Roland Dervishi me penallti kaloi peqinasit në avantazh në minutën e 18-të, ndërkohë që vetëm 5 minuta më pas ishte Hasani ai që barazoi shifrat. Në pjesën e dytë, peqinasit kërkuan me ngulm fitoren dhe e gjetën atë vetëm në 10 minutëshin e fundit, kur Dervishi realizoi edhe golin tjetër. Pas ndeshjeve të djeshme, Superliga do të ndërpritet tashmë për një muaj për të rinisur në fund të janarit. Pas një jave në Shqipëri do të nisë zyrtarisht merkatoja e dimrit, që edhe këtë vit pritet të shoqërohet me lëvizje të shumta.
Zona e rënies, “fundoset” Apolonia, ngjitet Tomori
Apolonia ka pësuar një tjetër humbje shokuese në kampionat, këtë herë ndaj një rivali direkt si Tomori. Skuadra fierake është mundur 2-0 në transfertë, në një ndeshje nervash. Bakiu zhbllokoi shifrat në fundin e pjesës së parë, ndërsa 6 minuta para fundit ishte Shameti që mbylli llogaritë. Fierakët mbetën me 10 vetë në pjesën e dytë, pas kartonit të kuq të Ndonit. Ndërkohë, Dinamo ka dalë mbi sipërfaqe pas barazimit 1-1 me Bylisin. Blutë kanë tashmë 1 pikë dhe ndodhen 10 pikë larg zonës së rënies direkt.
SUPERLIGA
Skënderbeu-Pogradeci (shtyrë)
Tomori-Apolonia 2-0
Dinamo-Bylis 1-1
Kamza-Tirana 0-0
Laçi-Flamurtari 0-0
Shkumbini-Vllaznia 2-1
Teuta–Kastrioti 1-1
RENDITJA
Teuta 32
Tirana 27
Skënderbeu 23
Kastrioti 23
Flamurtari 22
Bylis 18
Shkumbini 18
Vllaznia 17
Kamza 14
Pogradeci 13
Laçi 11
Tomori 11
Apolonia 8
Dinamo 1
(d.b/BalkanWeb)