E Shtunë, 31 Tetor 2026

(Pragë, Çeki) – Personalitete botërore marrin pjesë në funeralin e disidentit Vaclav Havel

23-12-2011 / Gazeta 55

Udhëheqës botërorë janë mbledhur në Pragë për funeralin e sotëm shtetëror të Vaclav Havelit, heroit të Revolucionit të Kadifenjtë dhe presidentit të parë post-komunist të ish-Çekosllovakisë.


Ceremonia për Havelin, i cili ndërroi jetë të dielën në moshën 75 vjeçare, do të mbahet në Katedralen St.Vitus Cathedral, në Kështjellën e Pragës. Pas funeralit, trupi i Havelit, sipas kërkesave të familjes, pritet të digjet dhe më vonë hiri i tij, sipas reporterëve çekë, pritet të varroset pas Krishtlindjeve. Në këtë ceremoni mortore marrin pjesë personalitete të njohura, përfshirë presidentin francez, Nikolas Sarkozi, sekretaren amerikane të shtetit, Hillari Klinton dhe ish-presidentin amerikan, Bill Klinton, kryeministrin britanik, Dejvid Kamerun, kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha si dhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga. 


Ish-Sekretarja Amerikane e Shtetit, Medllin Ollbrajt, pritet të mbajë një fjalim gjatë kësaj ceremonie. Ish-dramaturgu i njohur Havel është konsideruar si një prej desidentëve më të fortë antikomunist në ish-bllokun lindor.


Ish Presidenti çek Havel u nda nga jeta pak ditë më parë, në moshën 75-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë. Vaclav Havel ishte Presidenti i parë dhe i vetëm post-komunist i Republikës Federative të Çekosllovakisë (1989- 1992) dhe Presidenti i parë i Republikës së Çekisë (1993 – 2003). Ish-dramaturgu i njohur Havel është konsideruar si një prej disidentëve më të fortë anti-komunist në ish-bllokun lindor.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›