Marrëveshje Shqipëri-Francë, ripranim personave me qëndrim të paligjshëm
TIRANE- Marrëveshje mes Shqipërisë e Francës për ripranimin e personave me qëndrim të paligjshëm. Marrëveshja është firmosur nga ministri i Brendshëm Flamur Noka dhe ambasadorja e Francës Christine Moro.
Sipas ministrit Noka, nënshkrimi i kësaj marrëveshje nuk është vetëm detyrim, por edhe plotësim standardesh.
Protokolli jo vetëm si detyrim por edhe si plotësim i standardeve të këruara. Në këtë kuadër Shqipëria është vendi i parë në rajon që nënshkruan marrëveshje ripranimi me vendet Shengen, duke marrë përsipër kthimin e cdo abuzuesi me kriteret e Shengen”, tha ai.
Sipas Nokës, “Ne jemi të angazhuar të mbrojmë këtë arritje madhore që është lëvizja e lirë në zonën Shengen, kjo marrëveshje tregues i qartë i profesionalizmit”, shtoi ai.
Nga ana e saj ambasadorja franceze vlerësoi marrëveshjen, me nënshkrimin e të cilës, sic tha ajo procedurat e ripranimit të personave që shkelin rregullat e lëvizjes Shengen janë më të sakta dhe më të shpejta.
“Marrëveshja bëhet në kuadër të liberalizimit të vizave. Franca e ka mbështetur këtë liri të fituar nga shqiptarët, por fatkeqësisht një numër i caktuar shqiptarësh nuk i respektojnë kushtet e liberalizimit për sa i përket qëndrimit. Konstatojmë se që prej verës 2012 numri i shqiptarëve me qëndrim të paligjshëm është rritur. Nuk duhet që këta persona të prishin imazhin e të tjerëve që i respektojnë rregullat. Ne do të intensifikojmë luftën që të respektohet ligji. Kjo është arsyeja që po nënshkruajmë këtë protokoll që procedurat e ripranimit të jenë të sakta dhe më të shpejta”, nënvizoi ajo.
(m.a/BalkanWeb)