Ndotje alarmante tek Liqeni Artificial, mbeturinat notojnë mbi ujë (FOTO)
Tiranë- Me ardhjen e stinës së pranverës, parku i Liqenit Articial të Tiranës mbipopullohet nga banorët e kryeqytetit. Por ndotja në këtë park është e konsiderueshme. Përpos ujit të liqenit që është shndërruar si në një ujë kënete me aromë të keqe e nën sundimin e mushkonjave dhe insektete, mbeturinat kanë nsiur të notojnë në të.
Në fokus të denoncimit të ndotjes përmes fotografisë, Gazeta Online IDEA, po sjell sot imazhet e marra këtë fundjavë, ku duket sesi njerëzit pranë liqenit pinë kafe e kalojnë një pasdite, teksa poshtë tyre sundojnë mbeturinat.
Të hedhura nga vetë qytëtarët apo nga bizneset, mbeturinat jo vetëm ndotin ambienti, por edhe shëmtojnë një ndër hapësirat e pakta që ka Tirana me gjelbërim.
Ndotja tek Liqeni Artificial
◄ Back
Next ►
Picture 1 of 2