E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marrëveshje bashkëpunimi mes prokurorisë dhe KLSH-së

Kontrolli i Lartë i shtetit dhe Prokuroria e Përgjithshme kanë nënshkruar sot një marrëveshje për forcimin e bashkëpunimit të njësive hetimore të përbashkëta.
 

Marrëveshja është nënshkruar nga kreu i KLSH-së, Bujar Leskaj dhe kryeprokurorja Ina Rama. Sipas kryeprokurores raportet me Kontrollin e Lartë të Shtetit janë me vlerë për hetimin.
 

“Kjo është një marrëveshje bashkëpunimi me qëllim që të rrisim bashkëpunimin në funksion të detyrave tona kushtetuese. Javën tjetër takim me njësitë hetimore për problematikat që do të na dalin ” tha Ina Rama.
 

Nga ana e tij, Leskaj theksoi faktin se marrëveshja vjen jo vetëm si shprehje e vullnetit të mirë të përbashkët, por përmbushje e detyrimeve kushtetuese që kanë dy institucionet.
 

“Besoj tek pune e prokurorisë dhe besoj që ajo do të marrë në shqyrtim dosjet që kemi dërguar. Marrëveshja është dëshmi e dëshirës për të forcuar bashkëpunimin. Vullneti i Prokurorisë do të na shtyjë të jemi efektivë në kallzimet tona” shtoi Leskaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›