Turqia rrit mbrojtjen kufitare ndaj Sirisë
Turqi- Turqia ka nisur vendosjen e raketave hedhëse dhe armatimeve të tjera përgjatë kufirit të saj me Sirinë pas të shtënave të javës së shkuar kur u rrëzua një avion turk.
Autokolona ushtarake janë parë duke lëvizuar nga bazat në Iskenderun dhe Diyaebakir të kufirit në afërsi të zonës ku avioni ra poshtë.
Avinoi F-4 Phantom u rrëzua në det pranë hapësirës ajrore siriane. Pilotët janë ende të zhdukur. Teksa Turqia i është përgjigjur duke ndryshuar termat e saj të angazhimit ushtarak.
Duke e përshkruar Sirinë si një kërcënim të qartë dhe të pranishëm. Siç raportojnë televizonet dhe fotot duken kamionë të vegjël ushtarakë pranë qytetit kufitar Yayladagi.
Teksa kamionë te tjerë kanë udhëtuar në qytetin kufitar Reyhanli në Povincën Hatay. Më shumë se 33 mijë refugjatë janë larguar nga Siria dhe kanë kaluar kufirin në krahinë.
Këto përfocime kufitare vijnë pasi Rusia dhe fuqitë e tjera të mëdha po marrin në konsideratë një propozim të të dërguarit të OKB-së, Kofi Annan për një qeveri uniteti kombëtar për të udhëhequr ndryshimin politik në Siri.
Dorina Bilbili/IDEA/