Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Suedisë
Ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni ka nënshkruar të martën Marrëveshjen për Bashkëpunimin Zhvillimor në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Mbretërisë së Suedisë. Marrëveshjen në fjalë, ministri Hyseni e ka nënshkruar me ambasadorin e Mbretërisë së Suedisë në Shkup, Lars Freden.
Sipas kësaj marrëveshjeje, objektivi i bashkëpunimit zhvillimor në mes të Republikës së Kosovës dhe Suedisë është që të kontribuojë në integrimin evropian, stabilitetin dhe rritjen ekonomike të Kosovës. Tri fushat kryesore në të cilat është i përqendruar ky bashkëpunim do të jenë mjedisi dhe klima, edukimi dhe qeverisja demokratike si dhe të drejtat e njeriut.
Sipas kësaj marrëveshjeje, përfaqësuesit e të dy vendeve do të takohen rregullisht, për të caktuar prioritetet e përbashkëta dhe parimet e bashkëpunimit si dhe për të ofruar këshilla për zbatimin e programeve dhe projekteve të përbashkëta në fushën e bashkëpunimit zhvillimor.
Gjatë bisedës që ministri Hyseni ka bërë në kuadër të nënshkrimit të marrëveshjes me ambasadorin e Suedisë në Shkup, është folur për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit mes dy vendeve, rëndësinë e këtij bashkëpunimi etj. Po ashtu, ambasadorin Freden, ministri Hyseni e ka njohur me arritjet më të fundit të Kosovës, me theks të posaçëm te mbarëvajtja e procesit zgjedhor.