ORA kërkon përsëritjen e votimeve në Demjan

Partia Reformiste ORA është distancuar nga incidenti në fshatin Demjan të komunës së Gjakovës, ku është raportuar se ka pasur keqpërdorim të votave nga ana e komisionerëve të vendvotimit.
Përgjegjës për çfarëdo keqpërdorimi, fajtorë janë të gjithë pjesëmarrësit, e në rend të parë kryesuesi i vendvotimit, i cili është përgjegjës për nënshkrimin e procesverbalit të numërimit të votave, thuhet në një komunikatë për shtyp të Degës së ORA-s në Gjakovë.
Sipas informatave nga Komisioni Komunal Zgjedhor në Gjakovë, në këtë vendvotim kryesuesi ishte Mehdi Sutaj nga radhët e LDD-së, kurse anëtarë të tjerë ishin Ali Cenaj i PDK-së, Sutki Krasniqi i AAK-së, Tafë Elezaj i LDK-së, Driton Gutaj i AKR-së, Fatmir Laskaj i PSHDK-së dhe Besarta Duraku e ORA-s.
Apostrofimi i kreut të AKR-së në Klan TV, më 16.11.09, vetëm i komisionerit të ORA-s, kur në vendvotimin në fjalë ishin prezentë edhe 6 të tjerë - madje kryesuesi ishte nga LDD si partnere e koalicionit AKR-LDD, kurse prezent ishte edhe përfaqësuesi i AKR-së - është tendencioz dhe me qëllime politike për kthimin e elektoratit të ORA-s kah AKR-ja, thuhet në reagimin e ORA-së, shpërndarë sot medieve.
ORA distancohet nga çfarëdo lidhjeje me këtë incident dhe me komisioneren e apostrofuar të saj.
Partia Reformiste ORA kërkon rivotim në këtë vendvotim si dhe ndërmarrjen e masave ligjore kundër të gjithë personave të cilët kanë marre pjesë në keqpërdorim në këtë, apo në cilindo vendvotim tjetër nëpër Kosovë.
Kjo parti u bën thirrje organeve të drejtësisë që të sqarojnë deri në fund këtë rast dhe të dënojnë të gjithë përgjegjësit sipas ligjit.