Marrëveshje me Kosovën për punësimin

Marrëveshja e cila ka si qëllim dhënien e kontributit për mirëkuptimin e ndërsjelltë dhe për forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve u firmos sot në Tiranë nga Ministri shqiptar i Punës, z. Spiro Ksera dhe homologu i tij kosovar, z. Nenad Rašić.
Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes, Ministri shqiptar i Punës, z.Spiro Ksera u shpreh se “kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme për të dy vendet, veccanërisht në këtë moment ku kriza ekonomike ka prekur shumë vende të Europës, pasi i jep frymëmarrje të re tregut të punës dhe harmonizon politikat në fushën e punësimit dhe mbrojtjes sociale mes dy vendeve”.
Ministri Ksera vuri në dukje se pavarësisht krizës, Shqipëria vazhdon të njohë rritje ekonomike pozitive falë masave dhe politikave të ndërmarra nga Qeveria. “Nënshkrimi i Marrëveshjeve të tilla që synojnë forcimin e bashkëpunimit me vendet e Rajonit në fusha të ndjeshme si ajo e punësimit, marrëdhënieve të punës dhe politikave sociale do të bëjë që së bashku të mund të përballojmë me sukses rreziqet që vinë nga jashtë”, u shpreh Ministri Ksera.
Duke marrë shkas nga fakti se në krye të Ministrisë së Punës së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës ndodhen përfaqësues të minoriteteve në vendet respektive - Ministri Spiro Ksera përfaqësues i minoritet grek në Shqipëri dhe Ministri Nenad Rašić përfaqësues i pakicës serbe në Kosovë - ministri Spiro Ksera vuri në dukje se niveli i lartë i bashkëpunimit mes dy Ministrive të Punës, finalizuar me marrëveshjen e nënshkruar sot, është tregues domethënës i kontributit të vecantë të vetë minoriteteve në forcimin e bashkëpunimit mes vendeve të rajonit dhe krijimit të një klime paqeje, stabiliteti dhe mirëkuptimi të ndërsjelltë.
Në të njëjtin linjë u shpreh edhe Ministri i Punës së Kosovës, z. Nenad Rašić, i cili theksoi se “varfëria nuk ka etni apo komunitet, ajo mund të hyjë në çdo familje dhe mund të shkaktojë dëme të mëdha në shoqëri”.
“Marrëveshja e nënshkruar sot, tha Rašić, na forcon akoma përball krizës që ka përfshirë sistemet ekonomike të disa prej vendeve më të zhvilluara në botë”.
“Ne, nënvizoi ministri nga Kosova, jemi dy vende të vogla, prandaj nuk mund të lëvizim vetëm dhe të përballemi të vetëm me risqet që ofron ekonomia botërore ndaj kjo marrëveshje, ky bashkim, na forcon përball këtyre probelamtikave”, përfundoi ai.
Dokumenti i nënshkruar sot nga titullarët më të lartë të Ministri përkatëse të Punës parashikon bashkëpunimin e drejtëpërdrejtë të institucioneve pergjegjëse të hartimit dhe përafrimit të legjislacionit në fushat e punësimit dhe formimit profesional, legjislacionit tё punës, inspektimit në punës, dialogut social, mbrojtjes sociale, migracionit dhe riintegrimit të emigrantëve të rikthyer dhe integrimit europian Në zbatim të Protokollit, i cili e shtrin efektin në katër vitet e ardhshme, do të përgatiten dhe miratohen Plane Veprimi konkrete një vjeçare. /Start/
2012-06-05 17:07