Shamata: Asnjë pikë e maturantëve të mos humbasë

Ai zhvilloi një takim me mësuesit që janë zgjedhur për të korrigjuar testet e më shumë se 40 mijë maturantëve, të cilët dhanë provimin e Gjuhës dhe të Letërsisë të shtunën e shkuar.
"Asnjë pikë e nxënësit të mos shkojë dëm, unë kam bindjen që nisur dhe nga përvoja një traditë që tashmë matura krijon, ne do të jemi në nivelin e duhur të objektivitetit dhe të parimeve të tjera të vlerësimit, që është një akt përfundimtar që do të bëjë të peshohen mirë të gjitha dijet e nxënësve mbi parimin e meritës", tha Shamata. Janë rreth 90 vlerësues në 11 qendrat e vlerësimit e korrigjimit të provimeve, të cilët nisën sot punën për korrigjimin e testeve të gjuhës e letërsisë.
Sipas rregullores së maturës shtetërore, para nisjes së procesit të vlerësimit, vlerësuesit janë trajnuar nga autorët e testeve. Ai tha se sipas skemës së vlerësimit e cila nuk është fikse, nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë, jep një shpjegim që nuk e përmban modeli i përgjigjes, por që komisioni i vlerësimit e gjykon të saktë.
Testi për secilin nga provimet e detyruara përmban 25 pyetje, nga të cilat 13 kërkesa janë me përgjigje alternative, të cilat vlerësohen me nga një pikë secila dhe 12 kërkesa janë me zhvillim, të cilat vlerësohen në total me 37 pikë. /Start/
2012-06-05 17:28