E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marrëveshje për kalimin e gazit nga Azerbajxhani në Shqipëri

Marrëveshja u nënshkrua në Tiranë nga ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Nasip Naço dhe Drejtori i “TAP”, Barnim Piechorowski. Ministri Naço theksoi rëndësinë e kësaj marrëveshjeje, që sipas tij, "do të ndikoje në ekonominë e vendit, pasi Shqipëria do të bëhet një vend i rëndësishëm energjetik strategjik në rajon".

Ai siguroi investuesit e huaj për klimën ekonomike dhe politike në vend. Sipas tij, Shqipëria sot gëzon një stabilitet ekonomiko-politik, i cili garantohet dhe nga legjislacioni në fuqi, në brendësi të të cilit tha ai “është ligji për mbrojtjen e investimeve të huaja në vendin tonë, një ligj i rëndësishëm ky për të gjithë investitorët e huaj, të cilët i ftoj të bëjnë investim në Shqipëri, pasi do të gjejnë një klimë të përshtatshme për biznesin e tyre”.

Kjo marrëveshje është pjesë e projektit që synon të krijojë një korridor gazi nga Azia Qendrore për në Evropë, duke lidhur infrastrukturën ekzistuese në Greqi me rrjetin italian, përmes një gazsjellësi 520 kilometra të gjatë, që do të kalojë nga Shqipëria dhe deti Adriatik. /Start/

                                                                                             2011-07-21 14:56
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›