E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Fakulteti Sexy"

Po dal drejt e në temë pa dashur të bëj ndokënd të lëshojë lëng nga goja me nisjen e këtyre radhëve.

Ceremonia e Diplomimit e ”Fakultetit Sexy” nisi si një sfilatë mode. Djem e vajza të kapardisur si për disko. S’ke ç’i bën! Është trend!

Mandej fjalën e mori Dekani i Fakultetit, i cili është i përfshirë në një parti politike. Nuk e di sa Dekanë në botë, që drejtojnë Fakultetet më të vjetër të vendeve të tyre, janë të angazhuar në poste kyçe në parti politike? Këtë po ja le mendjes e sedrës së lexuesit.

Krahas fjalëve të tij në një ekran të madh shfaqeshin pamje nga Fakulteti, “i thënçin”! Në fakt ishin studentë të angazhuar në atë partinë politikë që i jep bukë edhe Dekanit; dhe profesorë, sërish “i thënçin” që megjithëse me minimumin e kualifikimit gëzojnë ofiqe jo të vogla në “fakultetin sexy” për të cilin po ju flas.

Të sqarohemi. Ai fakultet ka nxjerrë elita, e do të vazhdojë ta bëjë pavarësisht uzurpatorëve të paskrupujt. Këta janë thjesht skorje, për skrap. Kur të dalë partia në opozitë.

Pas Dekanit, i cili për fajin e fonisë nuk është se u dëgjua shumë, (dhe më mire kështu më besoni) të gjithë u fokusuam sy e veshë në një prezantim disa minutësh të Fakultetit. ǒtë shihje e dëgjojë?! Më shumë anglisht e frëngjisht sesa shqip. Më kujtuan “Prefekt Zgjebon” e Konicës. Ky i fundit së paku do t’i kish mallkuar.

Mandej, në vend që të dilte dikush që përfaqëson më së miri Universitetin, fjalën e mori një studente vjeshte, që punon në atë partinë që ju fola më sipër. Mos m’u mërzisni! S’kam ç’i bëj. Partitë na kanë pushtuar edhe auditorët. Me anë të kësaj, Dekani donte të tregonte edhe njëherë se në Fakultetin e tij “sexy” është i mirë ai që serviloset dhe që e ka mirë me parinë e partisë së tij.

U lodha deri në përfundimin e ceremonisë. Por, në fund ia vlejti. E morën fjalën që u takonte dy studentë të shkëlqyer. Të kuptohemi, elefanti elefant mbetet, sado ta pluhurosin!

“More dudum kokekungull
Gojebuall e barkrrumbull
Thuame, te rente pika!
C`te duhet ty politika?
Hiq, more dudum dore, hajde
Te te kllasem ne nje kade
Plot me mjalt`e me recel
Ha pi e kurre mos del.” (Konica)

/Start/

                                                                                             2011-07-21 10:51
   

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›