Marrëveshje për krimin midis Shqipërisë dhe Polonisë
Marrëveshja u nënshkrua nga zv/ministri i Brendshëm Avenir Peka dhe Ambasadorja e Letonisë për Shqipërinë me seli në Romë, Astra Kurme. Marrëveshja ka për synim rritjen e përpjekjeve të përbashkëta dhe në mënyrë të veçantë intensifikimin e shkëmbimit të informacionit të nevojshëm për të luftuar terrorizmin, krimin e organizuar, trafiqet e paligjshme dhe krime të tjera që kërcënojnë seriozisht sigurinë publike.
Gjatë takimit Peka dhe Ambasadorja Kurme nënvizuan nevojën e thellimit të bashkëpunimit bilateral dhe multilateral në funksion të forcimit të klimës së sigurisë në rajonet përkatëse dhe në një kuadër më të gjerë në gjithë hapësirën europiane. Ambasadorja Kurme shprehu përgëzimet e saj për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe pranimin e kërkesës për anëtarësim në Bashkimin Europian. Kurme garantoi për mbështetjen e plotë të Letonisë për integrimin e Shqipërisë në BE, si dhe në mënyrë të veçantë për procesin e liberalizimit të vizave.
Ambasadorja e Letonisë Astra Kurme nënshkroi sot edhe marrëveshjen mes Letonisë dhe Shqipërisë për mbrojtjen reciproke të informacionit të klasifikuar, marrëveshje që nga pala shqiptare u nënshkrua nga Drejtori i Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar Shyqyri Dekavelli. Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje bën të mundur mbrojtjen e informacionit të klasifikuar që do të shkëmbehet midis institucioneve shtetërore të vendit tonë me institucionet homologe të Letonisë.