E Shtunë, 31 Tetor 2026

A/H1N1, vdes 18-vjeçarja shtatzënë

Instituti i Shëndetit Publik konfirmoi sot vdekjen si pasojë e gripit të derrit të vajzës, e cila ishte e shtruar dhe mbahej në repartin e terapisë intensive në spitalin infektiv në QSUT. Drejtori i Përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero, tha se 18-vjeçarja, që ishte në muajin e tetë të shtatzanisë, ndërroi jetë sot rreth orës 16:00.

“Me gjithë ndërhyrjen e specializuar, ajo nuk mundi të përballojë dot infeksionin nga gripi”, theksoi Pipero. Ai gjithashtu bën thirrje për kujdes ndaj higjienës personale dhe siguroi se situata e gripit pandemik në vend është nën kontroll dhe vala e infeksionit ka pësuar rënie.

ISHP-ja njofton për 334 persona gjithsej, të prekur nga gripi i derrit në Shqipëri. Mosha mesatare e këtyre rasteve është 23 vjeç. Sipas Institutit të Shëndetit Publik, deri më sot janë marrë 2357 mostra të grupmoshave 15-24 vjeç.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›