E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE, kusht Serbisë: Zyrë të Kosovës në Beograd

Brukseli i ka vënë kushte të parealizueshme Serbisë për vazhdim të procesit të integrimeve europiane. Agjencia serbe e lajmeve FoNet citon shkrimin e gazetës Novi magazin, e cila pohon se për Serbinë do të jetë kusht hapja e Zyrës  së Kosovës në Beograd.

Hapja e Zyrës do të thoshte praktikisht hapja e ambasadës, e cila vetëm do të kishte emër tjetër, zyre, por për autoritetet vendore kjo është e papranueshme.

Nga Serbia po ashtu kërkohet të hapë përfaqësinë në Prishtinë, e cila krahas zyrës së Kosovës në Beograd, do të thote vendosje e marrëdhënieve diplomatike.

Krahas këtyre kushteve, mbeten edhe ato të vjetrat për të vazhduar eurointegrimin, si zbatimi i marrëveshjeve të arritura gjatë dialogut midis Beogradit e Prishtinës, shuarja e institucioneve paralele.

Gazeta Novi magazin  thekson domosdonë e lëvizjes së papenguar të EULEX-it e të KFOR-it në pjesën veriore të Kosovës si dhe hapjen e zyrës së misionit të Bashkimit Europian në veri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›