Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur

Aksident / foto arkiv
Një aksident tjetër me vdekje ka ndodhur mesditën e sotme në Fushë-Krujë. Kjo ka ardhur si pasoje e përplasjes së një fugoni me një autoveturë.
Nga karamboli mësohet se ka humbur jetën shtetasi, Arben Plepi, i cili ndodhej në drejtimin e fugonit në kohën që ka përplasur makinën me targa KR 799 A me drejtues Enver Canin.
Nga njoftimi i policisë mësohet se edhe ai ngeli i plagosur nga përplasja, por jashtë rrezikut për jetën. /M.B/