E Martë, 3 Nëntor 2026

Marrëveshje për lirimin e pengjeve? DASH: S’ka asnjë përgjigje përfundimtare nga Hamasi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka deklaruar se nuk është në dijeni të ndonjë qëndrimi përfundimtar të Hamasit për lirimin e pengjeve dhe për të pranuar një armëpushim të përkohshëm në Gaza.

Ismail Haniyeh, kreu i byrosë politike të Hamasit, u shpreh i interesuar për propozimin mbi një takim në Paris këtë fundjavë, ku përfshiheshin zyrtarë nga Izraeli, Egjipti, Katari dhe Shtetet e Bashkuara.

“Unë mendoj se ne jemi ende në fazën e diskutimit” tha Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet e Lindjes së Afërt, Barbara Leaf.

Leaf tha se marrëveshja e mundshme për lirimin e pengjeve është “një pikënisje kritike” drejt përfundimit të konfliktit.

Në një deklaratë për mediat, kreu i byrosë së tij politike të Hamasit theksoi se “është në proces të studimit (propozimit) dhe paraqitjes së përgjigjes së tij mbi bazën se prioriteti është ndalimi i agresionit, sulmit brutal në Gaza dhe tërheqja e forcave pushtuese nga Rripi”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›