E Martë, 3 Nëntor 2026

Mosmarrëveshjet për pagesat, këngët e Taylor Swift tërhiqen nga TikTok

Studio “Universal Music Group” ka tërhequr muzikën e tij nga platforma TikTok, pas një mosmarrëveshje mbi pagesat. Tërheqja e këngëve ka bërë që mbi 1 miliard përdorues të mos përdorin muzikën e artistëve të mëdhenj si Taylor Swift, Ariana Grande, Rihanna dhe shumë artistë të tjerë.

Shumë video të TikTok që shoqërohen nga muzika, të drejtat e të cilave i ka studio “Universal Music Group” u bllokuan shoqëruar nga njoftimi “muzika ishte hequr për shkak të shkeljes së të drejtave të autorit”.

Bllokimi i muzikës në TikTok ndodhi pasi “Universal Music Group” publikoi një letër të hapur për komunitetin e artistëve dhe kantautorëve, ku thuhej se marrëveshja e saj e licencimit me platformën TikTok skadonte më 31 janar. Një nga çështjet ku Universal është fokusuar në “diskutimet e rinovimit të kontratës” me TikTok është “kompensimi i duhur” për artistët dhe kompozitorët e saj.

“Si një tregues se sa pak kompenson TikTok artistët dhe kompozitorët, ajo përbën vetëm rreth 1% të të ardhurave tona totale. TikTok po lejon që platforma e tij të “përmbytet” me muzikë të krijuar nga Inteligjenca Artificiale dhe u ofron përdoruesve mjete për të krijuar regjistrimet e tyre të krijuara nga AI. TikTok i është përgjigjur me indiferencë ankesave tona”, tha studio Universal

TikTok u përgjigj duke akuzuar kompaninë për vendosjen e “lakmisë së tyre mbi interesat e artistëve dhe kompozitorëve të tyre”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›