Ekstradohet nga Britania një i kërkuar

Foto ilustruese
Riza Batoci, 41 vjeç është ekstraduar nga Britania e Madhe pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. 41-vjeçari nga Tropoja ishte dënuar në vitin 1998 me 15 vjet burg për vrasje me paramendim të mbetur në tentativë.
Ngjarja për të cilën i ekstraduari është deklaruar fajtor, ka ndodhur në vitin 1996, në vendin e quajtur Ura e madhe të qytetit të Krujës, ku ai qëlloi me armë zjarri Përparim Gjonajn për motive gjakmarrje.
Ekstradimi i tij u bë i mundur si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Londrën. /F.S/