E Diel, 1 Nëntor 2026

Marrëveshje për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar


Ministri i Punës, Spiro Ksera dhe Përfaqësuesja e Përhershme e OKB në Shqipëri Gulden Turkoz-Cosslet kanë firmosur marrëveshjen e bashkëpunimit për realizimin e projektit të përbashkët, për promovimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuar në Shqipëri.
Ministri Ksera u shpreh se qeveria do të angazhohet për përmirësime në fushën ligjore dhe politike në kuader të Konventës për të drejtat e njerëzve me aftësi të kufizuar.
Ndërkohë Përfaqësuesja e Përhershme e OKB-së në Shqipëri Gulden Turkoz-Cosslet është shprehur se qëllimi kryesor i projektit është që të forcojë sa më shumë kapacitetet kombëtare dhe të arrije përfshirjën shoqerore dhe të promojë të drejtat e njerëzve me aftësi të kufizuar.
Sipas të dhënave në Shqipëri jetojnë rreth njëqind e njëzet e tetë mijë njerëz me aftesi te kufizuar.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›