Konsumi i ujit të ambalazhuar i rrezikshëm
15/07/2010 Monitorimet e AKU-së tregojnë se shumë firma nuk plotësojnë kushtet higjienike të prodhimit
Pezullohet prodhimi për katër subjekte, uji i pasigurt për konsumatorin
Monitorimet e kryera në pikat e prodhimit e tregtimit të ujit të ambalazhuar kanë nxjerrë në pah një sërë problemesh, të cilat rrezikojnë shëndetin e konsumatorit. Konkretisht bëhet fjalë për kushtet e prodhimit të ujit të ambalazhuar, veçanërisht për bidonët 5 deri në 6 litër. Në këto të fundit analizat kanë treguar prezencën e ndotjes bakteriologjike. Problemet e vërejtura kanë qenë aq të mëdha, sa kanë sjellë pezullimin e aktivitetit për rreth 4 subjekte, ndërsa për disa të tjera janë lënë detyrat përkatëse që duhet të përmbushen brenda harkut kohor të përcaktuar nga ekspertët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU). Sipas të dhënave të raportuara nga inspektimet, pohohet se uji i ambalazhuar, e kryesisht bidonët 5-6 litër, kanë dalë me ngarkesa të larta mikrobiologjike, duke bërë që cilësia e tyre të jetë e pasigurt për konsumatorin. Ndaj këtyre subjekteve është marrë menjëherë masa për mbylljen e aktivitetit. Kështu, subjektet e pezulluara janë katër marka të ndryshme prodhimi, si: “Altrade”, “AQ”, “Eta”, si dhe “Eris”shpk, në të cilat janë vërejtur problemet e përmendura. Drejtori i vlerësimit dhe komunikimit pranë AKU-së, Rezart Kthupi, është shprehur gjatë ditës së djeshme se ky institucion do të intensifikojë më tej kontrollet ndaj të gjitha subjekteve, për të garantuar produkte të sigurta për konsumatorin.
Vëzhgimi
Ndotja ka ardhur si rezultat i mosplotësimit të kushteve higjieno-sanitare në ambientet e prodhimit dhe ambalazhimit të ujit. “Ka disa subjekte që rezultojnë me probleme për sa i përket sigurisë ushqimore. Në këto raste ku kanë rezultuar parregullsi ose mungesë të plotësimit të kushteve kemi bërë pezullime të aktivitetit për prodhimin e ujit të pijshëm. Këto subjekte janë: “Altrade”, “AQ”, “Eta”, “Eris” shpk, të cilat janë pezulluar për prodhimin e ujit të pijshëm. Që nga momenti i marrjes së kësaj mase këto subjekte nuk mund të prodhojnë e as të tregtojnë më këtë produkt. Detyrat që ne lëmë përgjithësisht janë ato higjieno-sanitare, që kanë të bëjnë me kushtet e prodhimit të ujit dhe me higjienën gjatë prodhimit të ujit, e cila përfshin mënyrën se si lahen, pastrohen e dezinfektohen pajiset ku prodhohet uji. Po ashtu përfshijnë edhe disa kushte të tjera të përgjithshme në lidhje me pastërtinë e ambientit ku bëhet prodhimi, si ruajtja e parametrave të lagështisë etj.”, shprehet Kthupi.
Penalizimet
Monitorimi i kryer ka treguar se uji “Santa Maria”, prodhuar nga subjekti “Altrade”, ka mangësi në procesin teknologjik të larjes së ambalazhit, taposjes dhe etiketimit. Gjithashtu edhe te uji “Shën Mëria”, makineria e prodhimit të ujit ka pësuar defekt dhe nuk garanton produkt të sigurt. Probleme janë vënë re edhe për ujin “Selita”, ujin “Tirana”, ndërsa subjekti “Ferra”, i cili prodhon ujin “Kristal”, duhet që në një afat të shkurtër kohor të plotësojë mangësitë e përcaktuara, në të kundërt edhe ndaj tij do të merret e njëjta masë. Sipas burimeve, mësohet se nga analizat e kryera për ujin e ambalazhuar rezulton se subjektet nuk kryejnë proces të plotë për filtrimin, ndaj dhe kanë ngarkesa të larta bakteriologjike. Ndonëse jo konfirmuar zyrtarisht, këto subjekte, edhe pse disponojnë makineritë për këtë proces, i mbushin shishet direkt nga rubinetet e çezmave.
Tregtimi i produkteve ushqimore
Kushtet higjienike të munguara
pezullojnë aktivitetin e 11 subjekteve
Përveç ujit të ambalazhuar, një sërë kontrollesh janë kryer edhe për kushtet e tregtimit të produkteve ushqimore. Kreu i shëndetit publik për kryeqytetin, Mëhill Gecaj, ka pohuar gjatë ditës së djeshme se shumë prej subjekteve reflektojnë mangësi, duke vënë në rrezik konsumatorin. Sipas tij, nga 272 mostrat e marra (te produktet ushqimore ku shumica u përket bizneseve që tregtojnë akullore) për analiza bakteriologjike është konstatuar se 11 prej tyre nuk kanë plotësuar masat higjieno-sanitare, mangësi për të cilën është vendosur pezullimi i aktivitetit. Krahas pezullimit të aktivitetit për subjektet përkatëse, në rreth 28 të tjera janë marrë masa ndëshkimore kundrejt gjobës. "Për 272 mostrat e analizuara, në të gjitha rastet që ne kemi konstatuar problematika janë vënë gjoba përkatëse dhe ka pasur raste dhe mbyllje. Garantoj të gjithë qytetarët e Tiranës që nuk do tolerohet në asnjë moment asnjë lloj shkelje e këtyre standardeve që paraqesin probleme për shëndetin e popullatës. Janë 11 vendime mbylljeje provizore", shprehet Gecaj. Sipas tij, kontrollet do të vijojnë, teksa janë përqendruar për kushtet e pastërtisë, ato të higjienës së mjeteve të punës dhe pastërtisë së punonjësve. Në total pohohet të jenë kryer rreth 473 depistime.
Ndotja e plazheve nga mbetjet inerte
Ndëshkohen me gjobë komunat dhe subjektet private
Pavarësisht masave të ndërmarra, ndotja e plazheve nga mbetjet inerte mbetet ende një problem shqetësues për pushuesit. Agjencitë Rajonale të Mjedisit dhe Njësitë e Inspektoratit të Mjedisit në qarqe janë urdhëruar të jenë në gatishmëri për të kontrolluar në çdo moment administrimin e mbetjeve urbane në këto zona. Për shkak të problemeve të shfaqura janë vendosur gjoba për disa komuna si dhe subjekte fizike, të cilat hidhnin mbetjet inerte pranë zonave të frekuentuara nga pushuesit. Kryeinspektori Ilir Bala ka pohuar gjatë ditës së djeshme se janë kontrolluar plazhet në komunat Velipojë, Shëngjin, plazhin e Tales, Gjirin e Lalëzit, plazhin e Durrësit, plazhin e Golemit, kontrolle të cilat do të vijojnë edhe në ditët e ardhshme në të gjithë territorin e vendit. “Ndaj disa subjekteve publike dhe private, të cilët nuk kanë respektuar kërkesat ligjore të parashikuara për administrimin mjedisor të mbetjeve të ngurta, nga ana e Inspektoratit të Mjedisit janë marrë sanksione të dënimit me gjobë. Aktualisht me vendimet përkatëse janë penalizuar komuna Velipojë, komuna Shëngjin, komuna Shënkoll, komuna Ishëm, komuna Golem”, ka pohuar Bala. Ndërkohë që strukturat drejtuese të Ministrisë së Mjedisit i kanë bërë sërish apel pushtetit vendor të zbatojë ligjin. "Është detyrë e pushtetit vendos sipas ligjit, që të administrojë territorin të cilin disponon dhe është detyrë e tij për të menaxhuar, evaduar dhe trajtuar mbetjet e ngurta urbane". Megjithatë, gjoba më e lartë që është vënë kap shifrën e 2 milionë lekëve të reja. Sipas Balës, për të siguruar një mjedis të pastër në zonat turistike dhe akset nacionale, inspektorati, në zbatim të kompetencave ligjore, do të ndjekë në vazhdimësi situatën mjedisore të administrimit të mbetjeve urbane për të parandaluar veprimtaritë e kundërligjshme, si dhe do të veprojë me të gjithë forcën e ligjit ndaj të gjithë operatorëve publikë dhe privatë, të cilët e shkelin atë.
Masat ndëshkuese
Komuna Shëngjin 500 mijë lekë të reja gjobë
Komuna Velipojë 500 mijë lekë të reja gjobë
Komuna Shënkoll 500 mijë lekë të reja gjobë
Komuna Ishëm 1 milion lekë të reja gjobë
Subjekti “Lulëzimi SHPK” në komunën Golem 1 milion lekë të reja gjobë
Arsyeja – Mos trajtim i mbetjeve mjedisore
Në Vlorë janë vendosur tri gjoba nga 500 mijë lekë të reja secila për shkak të hedhjes së materialeve inerte në det.