E Diel, 1 Nëntor 2026

Marrëveshje për zhvillimin e kuadrove të kontabilitetit dhe auditimit

Fakulteti Ekonomik i Universitetit “Hasan Prishtina” sot ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Shoqatën e Kontabilistëve të Certifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (SHKCAK).Kjo Marrëveshje ka për qëllim bashkëpunimin institucional ndërmjet dy palëve, zhvillimin e profesionit të kontabilitetit dhe auditimit në Kosovë dhe implementimin e standardeve ndërkombëtare të edukimit në këtë fushë. Sipas dekanit të Fakultetit Ekonomik, Prof. Dr. Skender Ahmeti, ky bashkëpunim është një nismë jo vetëm për njohjen e provimeve nga SHKCAK, por edhe për zhvillime të mëtutjeshme në fushën e kontabilitetit dhe auditimit përmes këtyre dy institucioneve.

Objekt i këtij bashkëpunimi janë të diplomuarit e nivelit bachelor të drejtimit të Kontabilitetit, të cilëve pas diplomimit do t’ju njihen të gjitha lëndët e nivelit të parë të programit certifikues të SHKCAK.

Krijimi i marrëdhënieve të bashkëpunimit mes SHKCAK dhe institucioneve të arsimit të lartë paraqet një fazë të re dhe të rëndësishme në avancimin e profesionit dhe zhvillimin e profesionistëve të kontabilitetit dhe auditimit në Kosovë.

Kjo marrëveshje është rekomanduar edhe nga Banka Botërore./Indeksonline/  

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›