Qemajl Mustafa kërkon heqjen taksave për Preshevën

GJILAN, 10 maj (AIP) -”Kur flas për Gjilanit kurr nuk flasë për një komunë me 100 mijë banorë siç jemi apo edhe siç na njeh Qeveria. Gjilani nuk është thjeshtë një qytet, është një nyje e rëndësishme e cila quhet "Ana Moravë" , në të cilën nuk hyjnë vetëm komunat brenda Kosovës por edhe Presheva, Bujanoci e Medvegja e madje edhe Kumanova…” ka deklaruar për agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë” z.Qemjal Mustafa , kryetar i Gjilanit.
“Sa i përket taksve prej 20 eurosh për qytetarët e Lugnës së Preshevës kryetari i Gjilanit Mustafa është treguar optimist se ato së shpjti do të largohen, taksa ato që kanë reduktuar dukshëm edhe tregtinë, ekonominë dhe biznesin si në Gjilan, Kosovë ashtu edhe në Luginën e Preshevës..” , ka deklaruar fillimisht kryetari Komunës së Gjilanit Qemajl Mustafa në një bisedë për agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë”.
Me taksat prej 20 € kanëdëmtuar jo vetëm Luginën e Preshevës por edhe Gjilanin.
“Këto pesë vitet e fundit të qeverisjes, pra prej 2008 e këndej ka ndodhur një kthesë e madhe për të mirë sidomos tek investimet në infrastrukturë publike për shumë arsye, është rrit buxheti i Kosovës cdo vitë si rezultat i kësaj është rritur edhe buxheti i komunës. Me kalimin e viteve përveç rritjes së buxhetit është rritur edhe profesionalizmi i stafit komunal ku kemi profesionista nepër të gjitha sferat si arkitekt, inxhinier, profesorë, mjekë. Kemi bërë investime bashkë me qeverinë nëpër shkolla, reforma, urbanizim etj. Konstatoj se Komunat e Kosovës e në veqanti e Gjilanit sot funksionojnë largë më mirë se sa kur unë personalishtë e kamë marrë udhheqjen në vitin 2008. Kemi ende mungesë të investimeve kapitale, rrugeve, ndricimit nëpër fshatra, etj…” ka deklaruar Mustafa për situatën aktuale ekonomike e sociale në komunën e Gjilanit.
Se çfarë pret nga zgjedhjet e ardhshme dhe kë e sheh PDK-ja si aleatin e saj kryesorë në Gjilan, njeriu numër një i këtij qyteti në vazhdim pohon se ” T’iu them të drejtën ne në nivelin lokal si aleat apo si bashkëqeveritarë kryesorë e konsiderojmë Aleancën për Kosovë të RE, opozitë tek në tash e gjashtë vite kanë qenë LDK e AAK të cilat kanë qenë të angazhuara të dyja në të mirë të qytetarëve, kemi bashkëpunuar edhe me to, ku ne parimishtë mund të them se parimishtë nuk kemi asgjë kundër asnjë partie tjetër dhe mund të qeverisim me gjitha partit duke përjashtuar Lëvizjen Vetvendosje, ndërsa me AAK-në gjthashtu kemi pika të përbashkëta dhe mundsi më të mëdha bashkëpunimi.”
Ndërsa lidhur me marrëveshjen Kosovë-Serbi dhe asociacionin e komunave serbe sa do të mund të rrezikoj intefritetin e Kosovës sipas liderit të Gjilanit Asociacioni i komunave serbe nuk do ta ketë vetëm atë rrolin jo-formal në të gjithë e dim se do ta ketë rrolin e vetë funksional, ne e dim se ajo është një lloj pushteti por nuk duhet të qëndrojmë në ankth.
“Pjesa veriore nuk ishte e jona, ne nuk mund të leviznim lirshëm atje, ishte oaz e krimit, ishte pika e zezë e Kosovës e cila nuk e lente Kosovën te jetë shtet formal dhe të pasqyronte tek investitorët për të cilët me këtë papunësi të madhe ne kemi shumë nevojë. Me këtë hap, pra me arritjen e marrveshjes mendoj dhe kjo po shihet se serbia cdo ditë e më tepër po e kupton dhe po e pranon realitetin e krijuar në Kosovë dhe pa-mundësin që gjërat të kthehen prapa, një gjë të till e pamë ditë më parë ku disa lider serb deklaruan se Kosovën e kemi humbur, nuk mund ta kthejmë prapa.” ka pohuar z.Mustafa
Si vlerëson situatën aktualë në Luginën e Preshevës Qemjal Mustafa pohon se “shqiptarët e Luginës së Preshevës së pari duhet ta marrin admirimin e gjithë shqiptarëve si në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni për gjithqka që kërkojnë, të kenë kujdes rrethë komunikimit me ndërkombëtarët, duhet të jenë të qartë në qendrimet e tyre të cilat karshi ndërkombëtarëve duhet të jenë stabile dhe jo të ndërrohen brenda natës. Duhet të jetë përkrahja e liderëve të Tiranës dhe Prishtinë por edhe bashkpunimi mes liderëve të Luginës të cilët nuk e kanë aq të lehtë që të ulen së bashku.
Duke folur për bashkëpunimin tuaj me Luginën e Preshevës kryetari komunës së Gjilanit, z.Mustafa këtë bashkëpunim e konsideron të mirë, madje lidhjet mes Gjilanit dhe Preshevës ai i onsideron sikur me mishin e thonjëve, lidhje keto pos kombëtare, familjare farefisnore jemi të lidhur edhe nga sfrat e kuturës, sportit, ekonomisë dhe biznesit.. “Kur flas për Gjilanin kurr nuk flas për një komunë me 100 mijë banorë sic jemi apo edhe sic na njeh qeveria. Gjilani nuk është thjeshtë një qytet, është një nyje e rëndësishmë e cla quhet AnaMoravë në të cilin nuk hinë vetëm komunat brenda Kosovës por edhe Presheva, Bujanoci e Medvegja e madje edhe Kumanova. Mundësit të cilat i ofron Gjilani me Prishtinen e Tiranën për ekonomi, arsim, sport, kultur e shëndetësi do të jenë për të gjithë rajonin e jo vetëm për vetë Gjilanin.
Unë mendoj se së shpejti do të relaksohen marrëdhëniet dhe qarkullimi i qytetarëve, ku shumë shpejt pres, por edhe jam duke u angazhuar jashtëzakonishtë shumë që të hiqen ato taksa që kanë dëmtuar mjaft qytetarët e Luginës, taksa ato që kane reduktuar dukshëm edhe tregtinë, ekonominë dhe biznesin si në Gjilan, Kosovë ashtu edhe në Luginën e Preshevës..”/Indeksonline/