E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërmjetësimi të shtrihet edhe në regjionin e Prizrenit

Sot në Prizren, Ministria e Drejtësisë - Komisioni për Ndërmjetësim, në bashkëpunim meorganizatën UNICEF ka mbajtur tryezën me temë “Ndërmjetësimi në Kosovë – përparësitë, sfidat dhe perspektiva”, në të cilën morën pjesë ndërmjetës, përfaqësues të UNICEF–it, USAID-it dhe akterë tjerë të ndërlidhur me këtë sistem.

Në këtë takim Zëvendësministri i Drejtësisë, Abdyl Ymeri, ka shpreh përkrahje maksimale karshi ndërmjetësimit nga ana e Ministrisë së Drejtësisë dhe gatishmërisë që me çdo kusht ndërmjetësimi të ketë shtrirje në tërë regjionin e Republikës së Kosovës.

“Konsideroj se Ndërmjetësimi duhet të promovohet më shumë në të gjitha nivelet institucionale dhe të shoqërisë ne përgjithësi, si dhe duhet të forcohet besimi institucional veçanërisht me aktorët përgjegjës dhe shoqërisë civile për mundësitë e suksesit në zbatimin e alternativës ndërmjetësuese” tha Ymeri.

Kryetarja e Komisionit për Ndërmjetësim, Lindita Ademi, para të pranishmeve prezantoi të arriturat eKomisionit për Ndërmjetësim, që nga themelimi.

Nga ana e pjesëmarrësve është nxjerr si rekomandim që në këtë regjion të hapet një qendër ndërmjetësimi si dhe të krijohen kushtet dhe kapacitetet e nevojshme për një ambient të përshtatshëm për funksionalizimin e ndërmjetësimit.
Po ashtu pjesëmarrësit, posaçërisht gjyqtarët dhe prokurorët kanë shprehur gatishmëri dhe vullnet për bashkëpunim në këtë drejtim./Indeksonline/

 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›