E Diel, 1 Nëntor 2026

Organizohet Forumi i miqësisë kosovare-malazeze

Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Veton Firzi priti sot një delegacion të Republikës së Malit të Zi, të kryesuar nga ambasadori Vladimir Raduloviq, sekretar shtetëror për çështje politike i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Integrim Evropian të Malit të Zi, me të cilin u bisedua për organizimin e Forumit të miqësisë kosovaro-malazeze ‘Radovan Zogoviq’, që do të zgjasë dy ditë, më 3 e 4 të muajit të ardhshëm dhe do të mbahet në Prishtinë. Në këtë forum dyditor pritet të shënohen hapa konkretë për forma të shumta bashkëpunimi mes dy vendeve, në veçanti në fushën e kulturës, por edhe në fushën e rinisë, trashëgimisë dhe sportit.

Gjithashtu, në këtë forum do të diskutohen tema për bashkëpunim ndërfqinjësor në kontekst të integrimeve evropiane, çështje dhe probleme të bujqësisë së dy vendeve, për pakicat, etj./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›