E Diel, 1 Nëntor 2026

Marrëveshje rekord në historinë e ekonomisë: Vodafone shet aksionet e saj tek Verizon për 130 miliard dollarë

vodafoneËshtë një nga transaksionet më të mëdha në historinë e ekonomisë, një marrëveshje rekord.

Kompania britanike e telefonisë, Vodafone, ka shitur pjesën e aksioneve që kishte tek kompania amerikane e telefonisë, Verizon Wireless.

Marrëveshja rekord prej 130 miliard dollarë është bërë e ditur nga Vodafone, që zotëronte 45 përqind të aksioneve tek Verizon Wireless, që është edhe operatori më i madh telefonik në Amerikë.

Aksionet i janë shitur grupit Verizon Communications.

Vodafone, kompania e dytë në botë për numrin e abonentëve të telefonisë së lëvizshme, kishte kohë që ishte përfshirë në një përpjekje me kompaninë Verizon se kush do merrte kontrollin e plotë mbi Verizon Wireless, por pa mund të bien dakord për çmimin.

Pas këtij lajmi, aksionet e Vodafone në bursë u ngritën me 3.4 përqind.

Ka pasur shumë spekulime se çfarë do bëjë kompania me këtë shumë.

Mendohet se 60 miliard sterlina do shkojnë për aksionerët.

Një drejtues i kompanisë tha se ata do të investojnë më shumë tani në tregjet në zhvillim,.

Veçanërisht thuhet se kompania do investojë para në rrjetin e shpejtë 4G.

Mendohet se brenda vitit 2017, tregjet kryesore të kësaj kompanie do kenë mbulim të plotë 4G.

BBC raporton se pavarësisht marrëveshjes rekord, ajo nuk do gjenerojë asnjë të ardhur për Britaninë.

Megjithatë, 5 miliard dollarë në taksa do paguhen për qeverinë e SHBA./ep

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›