E Shtunë, 31 Tetor 2026

Martesë mes gjigandësh, Bill Gates gëlltit Nokia-n

nokiaGjigandi i software-ve, Microsoft, ka blerë kompaninë e njohur finlandeze të prodhimit të celularëve Nokia për 5.44 miliard euro.

Në të vërtetë Microsoft ka blerë njësinë që merret me prodhimin e telefonave, ndërkohë që kompania ka një aktivitet më të gjerë, që do mbetet sërish në duart e finlandezëve.

Ministri i Tregtisë së Jashtme në Finlandë, Alexander Stubb, u shfaq shumë i emocionuar pas kësaj marrëveshje. Ai tha se finlandezët janë rritur me emrin e Nokia-s.

Marrëveshja pritet të mbyllet në fillim të vitit 2014. Rreth 32 mijë punëtorë të Nokia-s do kalojnë tek Microsoft.

Aksionet e Nokia-s u rritën ndjeshëm në bursa pas këtij lajmi.

Fakt është që Nokia ka qenë së fundmi nën presionin e dy gjigandëve në fushën e prodhimit të telefonave, Apple dhe Samsung.

Tani me këtë marrëveshje, Nokia do mund të bëjë konkurrencë ndaj këtyre dy emrave.

Prej kohësh flitej për një blerje të tillë.

Nokia është një nga prodhuesit kryesorë të celularëve me sistemin e operimit Windows.

Analistët thonë se Microsoft nuk ka arritur të jetë një konkurrente e zonja në fushën e telefonisë së lëvizshme.

Telefonia e lëvizshme ka një potencial të jashtëzakonshëm, por kjo ka qenë një pikë e dobët për Microsoft, thotë Manoj Menon i kompanisë Frost& Sullivan.

Nokia ka qenë dikur lider në prodhimin e telefonave, por shitjet e firmës ranë me 24 përqind në tre muajt e fundit.

Megjithatë shitjet e Nokia Lumia njohën një rritje, ndërsa vetë Stubb u lëvdua se është një celular me një kamera të jashtëzakonshme.

Microsoft ka pranuar që për 10 vite të përdorë emrin Nokia në celularët që do prodhohen nga kjo kompani./ep

Shitjet e celularëve në tremujorin e dytë të vitit 2013 në mbarë botën

Samsung – 107.5 milion copë – 24.7% e tregut

Nokia – 60.9 milion copë – 14% e tregut

Apple – 31.9 milion copë – 7.3% e tregut

LG 17 milion copë – 3.9% e tregut

ZTE – 15.2 milion copë – 3.5% e tregut

Të tjerët – 202.3 milion copë

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›