E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marreveshjes mes prokurorise dhe policise

TIRANE - Forcimi i bashkepunimit mes strukturave te Prokurorise dhe Policise ne luften kunder krimit do te konkretizohet javen e ardhshme me nenshkrimin e nje marreveshjeje nga Prokurorja e Pergjithshme, Ina Rama dhe ministri i Brendshem, Bujar Nishani. Burime zyrtare nga Prokuroria e Pergjithshme thane se marreveshja konsiston ne nenshkrimin e nje urdhri te perbashket ne lidhje me funksionimin e sherbimeve te policise gjyqesore. Sipas burimeve zyrtare, kjo marreveshje do te sherbeje per thellimin e bashkepunimit dhe percaktimin e qarte te kompetencave mes policise gjyqesore prane Policise se Shtetit dhe asaj ne Prokurori. Marreveshja e bashkepunimit pritet te nenshkruhet ne ambientet e Hotel "Tirana International" ne Tirane.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›