Gjyqtaret kerkojne paga me te larta
Redinalda Caushaj
Unioni i Gjyqtareve te Shqiperise ka kerkuar nje dite me pare, qe pagat e tyre te rriten ne te njejtin nivel aq sa jane dhe te kolegeve te tyre te Gjykates se Larte. Kerkojme qe pagat te jene ne te njejtin nivel ne te gjitha shkallet e gjyqesorit, ka qene kerkesa e djeshme e gjyqtareve gjate mbledhjes se radhes te zhvilluar nje dite me pare ne kryeqytet. Gjate diskutimeve, ata jane ankuar ne lidhje me pagat e tyre, qe, sic u deklarua, jane te uleta krahasuar me koleget e tyre ne rajon dhe me gjere. Por, krahasimet jane bere dhe brenda vendit. Duke krahasuar ato me te gjyqtareve te Gjykates se Larte, gjyqtaret e kesaj shoqate kane kerkuar edhe nje rritje te pagave te tyre, te cilat jane me te uleta se te gjyqtareve te mesiperm.
Duke parashikuar edhe nje numer te madhe te volumit te punes se tyre, gjyqtaret e Gjykates se Faktit ne te gjithe vendin, qe kane marre dje pjese ne kete mbledhje te unionit, kane paraqitur dje pretendimet e tyre ne lidhje me pagat, te cilat jane shume te uleta. Keto deklarata jane bere dje gjate takimit te radhes se unionit te gjyqtareve te Shqiperise ne diskutimet e tyre ne lidhje me reformen ne drejtesi dhe rolin qe duhet te kene gjyqtaret ne kete. Gjate fjales, kryetari i ketij unioni, Artur Kalaja, ka bere te ditur se per shkak te punes qe bejne dhe veshtiresive qe hasin, sipas kreut te bordit, kane te gjitha te drejtat te kerkojne rritje pagash, kushte me te mira pune, dhenie kredish me interesa te uleta. Sipas tyre, nuk kane asnje arsye pse te mos ngrene zerin per te kerkuar cfare u takon. Duke paraqitur edhe ankesat e tyre, anetaret e ketij unioni kane bere te ditur se nje anetar i Gjykates se Faktit e ka pagen e tij mujore vetem 78 mije leke. Nderkohe qe nje anetar i Gjykates se Larte e ka rrogen e tij mujore 157 mije leke ne muaj. Pra, sipas anetareve te unionit, gjyqtaret e Gjykates se Larte e kane rrogen dyfish me te madhe se rroga e tyre.
Duke u perballur me kete diferencim ne paga, te gjithe gjyqtaret kane kerkuar qe te rishihet serish menyra e pageses se nje gjyqtari, e cila eshte teper e ulet. Por, nga ana tjeter, anetaret kane diskutuar edhe ne lidhje me punen e tyre. Keshtu, sipas anetareve, eshte e nevojshme qe te krijohet nje gjykate administrative, e cila te merret me gjykimin e ceshtjeve midis kompanive. Krijimi i kesaj gjykate, sipas gjyqtareve, do te lehtesoje sa me shume jo vetem punen e tyre, por do te zgjidhe ne kohe edhe problemet e bizneseve. Keshtu, gjyqtaret kane shprehur mendimin e tyre se krijimi i nje gjykate administrative do t'u lere kohe ketyre te fundit qe te gjykojne me sakte ne lidhje me vendimet e tyre, si dhe t'u jepet kohe per zbardhjen e vendimeve sa me shpejte. Ankesat e gjyqtareve kane nisur te shtohen edhe ne lidhje me ndarjen e dosjeve per gjykim, te cilat, sipas tyre, nuk jane bere ne menyre te drejte. Keshtu nje pjese e gjyqtareve kane gjykuar rreth 600 dosje ne vit, nderkohe qe nje pjese tjeter nje numer shume te vogel.
Te mos gjykohemi nga rastet
Kryetari i Unionit te Gjyqtareve te Shqiperise, Artur Kalaja, u shpreh dje ne mbledhjen e radhes te ketij unioni se meritojne te degjohen per reformen ne drejtesi, pasi jane profesioniste ne kete fushe. Gjithashtu, drejtuesi i unionit u shpreh se nuk duhet te kete deklarata pergjithesuese, duke perbaltur ne kete menyre figuren e gjyqtarit dhe duke bere qe te humbe besimi i publikut tek ata. "Pjesa me e paster e gjyqesorit jane pjesa me derrmuese, ndaj dhe duhen evituar deklaratat pergjithesuese", ka bere te ditur ai.
PAGAT E GJYQTAREVE
Kryetari i Gjykates se Larte 189.000
Anetaret e Gjykates se Larte 157.500
Kryetari i Gjykates se Apelit 141.750
Zv. kryetari i Gjykates se Apelit 120.750
Anetaret e Gjykates se Apelit 110.250
Kryetari i Gjykates se Faktit 113.500
Zv. kryetari i Gjykates se Faktit 89.775
Anetaret e Gjykates se Faktit 78.750