Tre ne pranga, me 22 mije dollare false
Artan Cena
Kane rene ne pranga tre persona, te cilet merreshin me shperndarjen e parave false ne kryeqytet. Ka qene nje operacion i Policise se Tiranes, qe ka prangosur Besnik Shehajn, Erion K., dhe nje person te trete, emri i te cilit nuk eshte bere i ditur. Operacioni "Dollari i larget 2", eshte organizuar nga efektivat e seksionit te krimit ekonomik ne policine e kryeqytetit. Brenda 30 minutash, agjentet e policise kane prangosur tre te dyshuarit. Tre personat jane prangosur ne momentin qe kane qene duke transportuar nje sasi parash false, prej 22 mije dollaresh. Burimet policore kane bere te ditur se, parate do te shperndaheshin ne disa pika ne kryeqytet qe me pas te kembeheshin ne para te rregullta. Hetimet ne lidhje me kete rrjet te trafikimit te parave false kishin nisur nje muaj me pare, kur nje person ka shkuar ne polici dhe kishte denoncuar se i kishin kembyer nje shume te madhe ne dollare false, ne nje nga pikat e kembimit valutor. Parate e bllokuara kane qene te prerjeve te ndryshme qe te mos binin ne sy gjate shkembimeve.
Qe nga ky moment, policia ka nisur hetimet, duke ndjekur personat e dyshuar. Pas kesaj, per nje muaj, agjentet civile kane mbikeqyrur levizjet e te dyshuare. Zona ne te cilen policia kishte nisur hetimet ishte ajo e Tiranes se Re, ku dyshohej se dhe te ndaluarit zhvillonin aktivitetin e tyre kriminal. Gjate hetimeve policia e kryeqytetit ka siguruar provat ne lidhje me shperndarjen e parave false, qe behej nga te ndaluarit, te cilet kishin disa kohe qe e zhvillonin kete aktivitet. Pasi jane vezhguar per me shume se nje jave, diten e djeshme, prokuroria ka mundur te siguroje flete-arrestet nga gjykata ka vendosur qe te beje dhe arrestimet. Agjente te shumte te policise, jane nisur ne drejtim te Tiranes se re, ku dhe te dyshuarit zhvillonin aktivitetin. Ka qene ora 19:00 minuta, kur policia ka mundur te vere ne pranga Besnik Shehajn, Erion K., dhe nje te trete, duke i shoqeruar per ne Drejtorine e Policise se Tiranes, ku te dyshuarit jane marre ne pyetje per aktivitetin. Burimet policore thane se gjate ketij operacioni kane sekuestruar dhe shumen prej 22 mije dollaresh false, qe jane dhe prova kryesore e uniformave blu, ndaj te te ndaluarve. Pritet qe gjate dites se sotme, policia te beje te ditur te dhenat per kete operacion, i zhvilluar ne oret e vona te dites se djeshme. Operacioni "Dollari i larget 1"
"Dollari i larget 1" ka vene ne pranga kater te rinj kosovare, si dhe ka parandaluar konvertimin ne tregun shqiptar te rreth 12 mije dollareve te falsifikuara, me prerje 100-dollareshe. Operacioni i Antikrimit te Organizuar te Tiranes ka arrestuar 25-vjecarin Tahir Avdiu, nga Prishtina, 21-vjecarin Selman Shoshaj, nga Prizreni dhe vellezerit nga Prishtina, Safet e Saed Emini, 26 dhe 21 vjec. Keta persona kane udhetuar me te njejtin mjet nga Kosova drejt Shqiperise, me qellim qe te konvertonin dollaret false me valute te rregullt ne tregun shqiptar.