E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kokaine dhe arme, pranga shqiptarit

BOLONJA - Kishte fshehur ne shtepi nje sasi lende narkotike, por informacionet e marra ne rruge operative kane bere qe policia te mund te gjeje jo pak, por 1,8 kilograme kokaine te paster dhe nje arme. Policia italiane ka bere te ditur se ka vene ne pranga shqiptarin S. B., 38 vjec, te cilit i eshte gjetur dhe droga e armet ne shtepi. Gjate kontrollit, atij i eshte gjetur droga dhe nje pistolete e kalibrit 7.65 milimetra. Shqiptari, sipas policise, ishte i shpallur ne kerkim qe me pare, nderkohe qe ai kishte precedente. Shqiptari eshte ndaluar ne rrugen e "Ravegnana", ne momentin qe ishte duke udhetuar me nje makine tip "Renault". Ne momentin arrestim, 38-vjecari S. B., kishte me vete tre dokumente identifikimi, bullgare, nje pasaporte, nje patente dhe nje karte identiteti, te cilat ishin false. Nderkaq, i arrestuari ishte i denuar me pare nga gjykata e Bolonjes, me 4 vjet e 10 muaj burg, per shperndarje lendesh narkotike.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›