E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marrëveshjet dhe lahuta

Vargje nga

Arben Duka

Marrëveshjet mes palëve,

Në botë janë unike,

Po neve i quajmë,

Ngjarje historike!

Plot dy vjet e gjysmë,

Gjithë ato përleshje,

U bënë se mungonte,

Kjo goxha marrëveshje?!

Me marrëveshje punët,

Mund të shkojnë zile,

Po këtu të shkretat,

Kanë pasur plot hile!

Kanë pasur plot hile,

Dhe meqë ra fjala,

Se në çdo marrëveshje,

Ka fituar Sala!

Sala nga gëzimi,

Sa si ra lahutës,

Kur u hodh në erë,

Baze Kushtetutës!

Dhe për KQZ-në,

Që po rri në heshtje,

Ka pasur mes palëve,

Një goxha marrëveshje!

Por ama Ristani,

Nuk qe hiç garant,

Punoi për PD-në,

Si një militant!

Ndaj mua më duket,

Pakëz si çudi,

Marrëveshja që bënë,

Këto dy parti!

Unë speshoj me sy,

Po vë në punë zigjin,

Pse duhet marrëveshje,

Për të zbatu ligjin?!

Aspak kjo marrëveshje,

Smë jep frymëzim,

Prapë sdo bëj Saliu,

As dhe një lëshim!

Dihet socialistët,

Që janë tolerantë,

Do ribëjnë lëshime,

Dhe kjo është garant!

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›