E Diel, 1 Nëntor 2026

NATO, kur Shqipëria merret si shembull i shmangies nga standardet

Nga Paul Rimple*

Të enjten, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, u takua me Presidentin e Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili, në Batumi dhe dha të njëjtin mesazh, tashmë të parashikueshëm. Ai e falënderoi Gjeorgjinë për kontributin e saj në ndihmë të Forcës së Sigurisë në Afganistan dhe i përgëzoi përpjekjet e saj për të luftuar korrupsionin. Ai përgëzoi edhe zhvillimin demokratik dhe reformat ekonomike. Por Rasmussen nënvizoi sërish se duhet akoma shumë punë për të treguar vendosmëri për të ndërmarrë reforma të tjera.

Përgjigja që i dha Saakashvili mund të mos ketë qenë e kalkuluar, por ishte e qartë. Unë po shpresoja që të paktën të më kishit sjellë një xhaketë nga të NATO-s, – tha ai.

Që në 2008-n, samiti i NATO-s në Bukuresht, kur Franca dhe Gjermania e hodhën poshtë mundësinë e Gjeorgjisë për tu bërë pjesë e planveprimit për anëtarësim, NATO e ka përdorur këtë çështjen e më shumë reformave demokratike si një karrotë.

Kur Shqipëria u ftua në NATO në 2008-n, ishte e klasifikuar e 85-ta në indeksin e korrupsionit Transparency International. Gjeorgjia ishte e 80-ta. Vitin tjetër, zgjedhjet parlamentare shqiptare u fituan me mashtrim, ndërsa reformat e zhvillimit demokratik kishin vite që nuk bënin përpara. Edhe BE kishte bërë thirrje për një zbatim rigoroz të masave antikorrupsion në raport-progresin e vet të 2008-s.

Kjo mund ta shpjegojë pse Gjeorgjia nuk është shqetësuar shumë të përmirësojë sundimin e ligjit/shtetit ligjor, të thellojë reformat juridike dhe elektorale dhe të nxisë lirinë e medias. Sot, Gjeorgjia renditet e 68-ta në indeksin e korrupsionit, ndërsa Shqipëria e 87-ta.

Nuk është e lehtë të forcosh parime si barazia para ligjit, kështu që Saakashvili ka premtuar të kontribuojë më trupa shtesë veç atyre 950 që janë duke shërbyer tashmë në Afganistan. Kjo do ta bëjë Gjeorgjinë kontribuuesin më të madh jashtë NATO-s në ndihmë të Forcës së Sigurisë Kombëtare në Afganistan. Shumica e ushtarëve gjeorgjianë shërbejnë në provincën e Helmand, një bastion/fortesë i Talebanëve dhe deri tani 10 ushtarë gjeorgjianë janë vrarë.

Nëse NATO do të tregohej e sinqertë për procesin e reformave demokratike të Gjeorgjisë, duhet të vendoste shenja konkrete që qeveria duhet ti arrinte. Por me shembullin e Shqipërisë nëpër këmbë, NATO mund edhe thjesht ti thotë Gjeorgjisë: Eh, ju djema, në fakt jeni shumë në rregull. Thjesht do të rrini në pritje për një kohë të pacaktuar

*Marrë me shkurtime nga The Moscow Times. Titulli është i redaksisë. Titulli në origjinal: NATO Values Soldiers More Than Democracy- (Për NATO-n kanë më shumë vlerë ushtarët se demokracia)

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›