E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marreveshjet per ndertimin e gazsjellesit TAP

Përmbyllen marrëveshjet mes palës shqiptare dhe konsorciumit TAP për ndërtimin e gazsjellësit.
Ministri i Energjitikës Haxhinasto dhe drejtori i përgjithshëm i TAP Tungland, firmosën marrëveshjen e përkohshme.
“Shqipëria jo vetëm qe tregon një mbështetje te fuqishme për Projektin TAP por dhe dërgon një mesazh shume te qarte Konsorciumit te Shah Deniz ne Azerbajxhan qe: TAP është i mirëpritur ne Shqipëri dhe Qeveria jone do te bej çdo gjë dhe do te marre çdo mase për realizuar ketë projekt strategjik”, u shpreh Haxhinasto.
Për konsorciumin kjo është marrëveshja ku përcaktohen mënyrat e bashkëpunimit në vijmësi zbatimi i normave teknike dhe sigurisë si dhe standardeve mjedisore e sociale
Drejtori i përgjithshëm i TAP ka shprehur bindjen se Shah Deniz në qershor do të përzgjedhë konkurrentin e duhur për transportin e gazit drejt Europës dhe ky do të jetë TAP
Një tjetër zhvillim i rëndësishëm për këtë projekt janë edhe firmosja e marrëveshjeve të bashkëpunimit mes Minsitrisë së Ekonomisë dhe aksionereve të projektit, kompaninë gjermane të energjitikës Rurhrgas dhe atë zvicerane Axpo.
Këto partneritete japin sigurinë për krijimin e një tregu gazi në Shqipëri, të cilat do të zhvillojnë ekonominë, do te rrisin standardet e jetesës për qytetaret dhe do te mbrojnë mjedisin.
Investimi i TAP në Shqipëri kap shifrën mbi 1 miliardë dollarë dhe realizimi i Projektit do te krijoje disa mijëra vende pune duke e shndërruar Shqipërinë në një vend kyç për tregtinë e Gazit dhe sigurinë energjetike në BE.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›