Prezantohen 5 kandidtaturat potenciale per administratorin e CEZ

Prezantohen 5 kandidtaturat potenciale për administratorin e CEZ Shpërndarje deri në largimin final të kompanisë. Bordi Entit Rregullator i Energjisë degjoi më vëmendje të gjithë personat e paraqitur, lidhur me formimin, përvojën dhe objetikvat e tyre për të drejtuar sistemin e shpërndarjes përkohësisht. Kandidaturat ishin ish drejtorë të CEZ-it, si Agron Sesseri, ish drejtuesi i Sistemit të Shpërndarjes, Sahit Dollapi ish drejtor në Koorporataën Elektroenergjetike Shqiptare, Genc Gjergjani. Etj. Kryetari i Entit Rregullator i Energjisë, Sokol Ramadani deklaroi në fund të seancës dëgjimore se administartori fitues do të shpallet sapo të merret vendimi për heqjen e licnencës së CEZ-it, pra në datën 21 janar.