E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marrin ilaçe të gabuara, 100 persona vdesin në Pakistan

100 persona kanë ndërruar jetë gjatë tre javëve të fundit në Pakistan, kjo pasi ata kishin marrë mjekime të gabuara  në lidhje me sëmundjet e zemrës.

Ndërkaq, shumë qytetarë të tjerë raportohet se janë shtruar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Shumica e vdekjeve kanë ndodhur në qytetin Lahore, të provincës Punxhab.

Duke iu referuar deklaratave të një zyrtari të lartë lokal, mësohet se viktimat ishin pacientë të varfër, të cilët kishin marrë ilaçe të lira të prodhimit lokal, për sëmundje të zemrës nga Instituti për Kardiologji në Punxhab (IKP).

Policia ka arrestuar pronarët e tre kompanive farmaceutike, të cilët janë të dyshuar për furnizim me barna.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›