Berisha pas vizitës në Mal të Zi: Projekte në turizëm dhe infrastrukturë
Një ditë pas vizitës në Mal të Zi, Kryeministri Berisha gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Qeverisë gjatë mbasdites së sotme shprehu mirënjohje dhe falënderime për pritjen që iu rezervua në vendin fqinj. Më tej ia konfirmoi dhe një herë se marrëdhëniet me Malin e Zi janë të shkëlqyera dhe shtoi se u shqyrtuan hapësirat e reja, kryesisht në fushën e turizmit dhe të lëvizjes së lirë. Berisha konstatoi se ka një angazhim shumë serioz bilateral për të ndërtuar infrastrukturë rrugore moderne dhe komode mes dy vendeve, ndërsa tha se kishte filluar ndërtimi i 6 kilometrave të parë Muriqan- Ulqin, ndërsa shtoi se u nënshkrua marrëveshje për rikonstruksionin e infrastrukturës Plavë-Guci.
Duke u ndalur tek projektet e vendit tonë me Malin e Zi Berisha tha se, “Do shqyrtohet projekti i thellimit të Bunës dhe Bashkia e Shkodrës do ndërtojë mole në Bunë. Në një hark kohor të shkurtër vizitorët kanë mundësi të njihen me dy nga kështjellat më madhështore kështjellën Rozafa e Shkodrës dhe Kështjellën e Ulqinit. Ndaj zoti ministër dua të fillohet projekti për thellimi ne Bunës, por Ulqini, Buna dhe Velipoja janë në vetvete një ansambël nga më të bukurit në brigjet e detrave të Europës, lidhja e tyre është një lidhje e si ansambël ndaj të fillohet menjëherë projekti i urës që kalon Bunën dhe e lidh me zonën tjetër të Ulqinit. Ne po ecim nga Shëngjini në Velipojë, por krahas rrugës që së shpejti arrin në Velipojë, duhet të projektohet me shpejtësi ura e cila duhet të hapet dhe të lejojë lundrimin”.
Krahas këtyre kryeministri bëri të ditur se mes dy vendeve u diskutua për subvencionet ndaj kroçerave, që një pjesë e të ardhurave për turizmin ti kthehet po atij. Po kështu ai urdhëroi Ministrin e Brendshëm për hapjen e pikës kufitare me Malin e Zi në Zogaj si dhe të fillojnë punimet në këto segmente rrugore. Ndërsa ka risjellë dhe njëherë në vëmendje marrëveshjen me Maqedoninë për hekurudhën, duke kërkuar konkretizim të saj.
Gjatë mbledhjes qeveritare një cështje e rëdësishme ishte dhe ajo e transparencës së shpenzimeve qeveritare, ku Berisha përgëzoi Ministrinë e Financave për publikimin e shpenzimeve online, ndërsa ka urdhëruar që cdo akt kontrolli të botohet në faqen zyrtare.
Në këtë kontekst Kryeministri ka urdhëruar dhe përmirësimin e faqeve të ëebsite të Ministrive përkatëse, si iniciativë kjo për ti sjellë në parametra dhe më optimalë.