E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ina Rama: Vdekjet e 21 janarit janë vrasje, nuk ka rikoshetë

Që ditën e parë të hetimit pamë gardistë që zhduknin gëzhojat nga oborri i Kryeministrisë tha mbrëmë në intervistën e saj në emisionin Opinion Kryeprokurorja e Republikës Ina Rama. Më poshtë, pjesë nga kjo intervistë me moderatorin e Klanit, Blendi Fevziu.

Zonja Ina Rama, pse hetimi i 21 janarit u vonua kaq shumë?

Unë nuk mund të them se është vonuar. Po tentoj të bëj një ekspoze të asaj që bëmë me 21-janarin, për të thënë pse nuk jam dakord që jemi vonuar shumë. Që në ditën që ndodhi ngjarja, kemi qenë aty. U ngritën disa grupe pune. Një grup me oficerë që shkuan në vendngjarje, një grup për të dëmtuarit, një grup për demonstruesit e shoqëruar në rajone dhe një tjetër për të bërë marrjen e anës dokumentare në Gardën e Republikës. Është një proces që sigurisht vazhdoi më pas me marrjen e provave, me marrjen e armëve të Gardës në laborator, u bënë seanca pyetjesh, u shqyrtuan të gjitha pamjet filmike nga të gjitha televizionet. Në një moment të caktuar, u detyruam edhe të presim për shkak se kërkuam ndihmë në SHBA dhe ishim në pritje të kësaj përgjigje.

Nuk mund ti kryenit ju këto veprime vetë?

Disa prej tyre ishin të pamundura të bëheshin në Shqipëri. Nevoja e pastrimit të pamjeve filmime është e pamundur të bëhet në Shqipëri. Në Shqipëri kemi një laborator shkencor, që është në varësi të Ministrisë së Brendshme, që bëri ekspertizën balistike, por nuk dha përgjigje për ato që ne u kemi kërkuar. Gjithashtu ne i dërguam për çështje kredibiliteti.

Po kredibliliteti i prokurorisë ku qëndron?

Kemi kërkuar të rrisim besueshmërinë e hetimit duke bërë ekspertizë në SHBA në disa raste. Në rastin e 21 janarit ne kërkuam ekspertizë balistike, që nuk i bën Prokuroria, por Ministria e Brendshme. Në rastin e Gërdecit ne kërkuam ekspert zjarri. Pra, në çdo rast ne kemi kërkuar ekspertë për çështje që ne nuk i kemi. Ne kemi specialistë shumë të mirë, por jo për mungesën e kredibilitetit të Prokurorisë së Shqipërisë, por sepse në të gjitha këto raste ishin përfshirë njerëz që janë të lidhur me pushtetin.

Ju keni kërkuar heqjen e imunitetit e tre deputetëve dhe nuk e bëtë këtë para një viti…

Përpara se të jap një përgjigje dua të shpjegoj se si funksionon hetimi në Shqipëri. Hetimi drejtohet nga prokurorët, veprimtaria hetimore bëhet nga oficerët gjyqësorë. Me Policinë e Shtetit në maj 2008 kemi firmosur një urdhër të përbashkët dhe kemi detajuar se si do të punohet për një ngjarje. Nëse çështja referohet nga policia e shtetit, i gjithë materiali i shkon asaj dhe në përfundim duhet të thotë se çfarë duhet të bëhet me këtë çështje. Sigurisht është prokurori përsëri shikon se çfarë të bëhet në fund. Por nëse policia mendon ndryshe nga prokurori, atëherë policia ankohet tek prokurori më i lartë. Tek 21 janari, për shkak të natyrës së çështje, për shkak se kemi një referim nga policia për këtë vendngjarje, e gjitha kjo i është ngarkuar Policisë së Shtetit përmes urdhrave verbalë dhe atyre formalë.

Deputetët mund ti pyesnit?

Nuk po më lejoni të shpjegoj kronologjinë e ngjarjes. Kërkuam heqjen e imunitetit për deputetët sepse nuk i pyesim dot ne, jo më Policia e Shtetit. Një prokuror duhet të mbledhë prova. Janë bërë takime periodike çdo ditë në orën 10:00.

Është pirë kafe…

Jo, jo, është respektuar detyra, janë bërë takime pune. Policia ka thënë se nuk arrin dot të përcaktojë organizatorët. Për të garantuar një hetim gjithpërfshirës ne i themi policisë që duhen bërë hetime të tjera dhe kanë vijuar takimet çdo të hënë në orën 10:00. Nuk patëm një konkluzion më nga Policia e Shtetit për këtë gjë. Nga policia nuk rezulton asnjë deputet i përfshirë.

Zoti Ngjela ka folur për 13 mijë viktima…

Unë di që për deklaratën e zotit Ngjela është bërë një kallëzim për vepër penale për nxitje dhune, por ajo kërkon nxitje konkrete. Ka një retorikë shumë të ashpër politike në Shqipëri. Nëse do të merreshim gjithmonë, politikën do ta bënte prokuroria dhe jo politikanët.

Pse u kërkuar zinxhiri i Gardës në të njëjtën ditë që opozita do të dilte në demonstratë?

Këto emra nuk janë zinxhiri i komandës së Gardës. Nuk ka qenë ky zinxhiri që komandonte Gardën, pasi Garda ka pasur komandë. Jemi më 21 janar dhe konstatojmë disa ngjarje që kanë një produkt kriminal, e para edhe më e rënda janë vrasjet. Kemi tre viktima dhe një të plagosur rëndë që ndërroi jetën më pas në Turqi. Kemi gjashtë të plagosur, kanë qenë 86 punonjës policie të plagosur…

Përse e keni quajtur ngjarja e Bulevardit?

Habitem përse është vërë kaq zhurmë për këtë. Ne duhet të përshkruajmë vendin e ngjarjes dhe ai është Bulevardi Dëshmorët e Kombit. Buzë kësaj rruge ndodhet Kryeministria, Kuvendi etj., Ky është term ligjor. Ne duhet të bëjmë identifikimin e vendit të ngjarjes.

Çmund të thoni për ngjarjen?

Pamë që plumbat ishin nga brenda territorit. U mbarua këqyrja e ngjarjes dhe pamë se jashtë rrethimit, nuk kishte gëzhoja. Do të thotë që jashtë sështë përdorur armë. Gëzhojat janë aty ku qëllohet me armë. Prokurorët konstatuan ushtarë të Gardës duke mbledhur gëzhoja që më 21 janar. Ne kërkuam të ndërhyjmë, por patëm pengime. Kishte tendencë për të manipuluar hetimin. Dolën mjekë dhe thanë që vrasjet ishin bërë me puqitje, pra që ishin bërë nga vetë brenda turmës.. Ndërsa pamjet tregonin se vrasjet ishin kryer nga brenda. Sic ju thashë ne dolëm në vendin e ngjarjes dhe nuk gjetëm asnjë gëzhojë jashtë rrethimit të kryeministrisë. Përsëris: gëzhoja bie aty ku është qëlluar, jo në një vend tjetër.

Arsyetimi që ne bëmë për urdhër-ndalimet ishte kush ka qenë në komandë. Pamë që këta individë ishin në krye të njësive që ishin dislokuar në kryeministri. Ne nuk dinim se cilët përdorën armë, por ata ishin individë që kishin marrë përsipër të menaxhonin atë ditë. Duke pasur parasysh që plumbat erdhën nga Garda, duke pasur parasysh që procesi po tentohej të manipulohej, ne e pamë të arsyeshme që të arrestonin gjashtë komanduesit pa iu lënë mundësi që të përpilonin një strategji të përbashkët. Qëllimi ishte të gjashtë personat të pyetshin në mënyrë të menjëhershme, pa iu dhënë mundësi atyre që të flisnin me njëri tjetrin.

Ju a keni folur atë ditë me zotin Rama?

Unë skam folur me të asnjë ditë dhe asnjëherë në jetën time. Asnjë bisedë telefonike me zotin Rama.

A keni diskutuar me zotin Topi dhe a ka insistuar ai për hetimin?

Kam komunikuar, e kam informuar, për gjërat thelbësore, siç kam komunikuar me Drejtorin e Policisë. Nuk kam pasur asnjë lloj insistimi.

A ka insistuar ambasadori SHBA për një hetim gjithëpërfshirës apo keni qenë edhe ju të bindur?

Përgjegjësia për hetimin ishte e jona dhe këtë e kuptuam që më 21 janar. Kjo nuk do të thoshte vetëm hetimi i vrasjeve, por i gjithçkaje çfarë ka ndodhur në atë ditë. Ambasadori më ka shprehur mendimin e tij dhe kemi ndarë të njëjtin opinion

U konstatua që serveri i kryeministrisë është riformatuar nga FBI, apo nga pala shqiptare?

U konstatua fillimisht nga Shqipëria. Ne e çuam atje me shpresë që mund ta rikuperonim. Ato ishin të rëndësishme për hetimin. Nuk u rikuperuan dot. Ndërkohë që u rikonfirmua ajo që kishte bërë laboratori jonë.

Ekziston një letër?

Në muajin mars nga kryeministria ka ardhur një shkresë

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›