Presidentja argjentinase tregon shenjat e operacionit
Kthehet shëndoshë e mirë në postin e saj presidentja argjentinase, Cristine Fernandez de Krichner, pas një operacioni të kryer në teroide.
Pas shumë hipotezave kundër saj, sikundër e vendosur nën kritikat e disa partive opozitare, Fernandez është detyruar të tregojë para kamerave shenjat e bisturisë në qafën e saj.
Presidentja ka hequr shallin që mbante, ka hapur flokët dhe ka deklaruar: “Ja, që të mos flitet se nuk jam operuar”.
Grupet rivale në politikë e kritikuan atë, duke deklaruar se ajo mori 20 ditë leje nga detyra pa patur shkaqe serioze dhe për ditë me radhë hodhën hije dyshimi mbi vërtetësinë e operacionit kirurgjikal të saj.