E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marrja e njerëzve në punë dhe pagat



Marrëdhëniet e punës në Shqipëri rregullohen me anë të kontratave të punës, duke pasur si bazë ligjore Kodin e Punës. Kohëzgjatja normale javore e punës është maksimumi 48 orë në javë. Puna e kryer ditën e diel ose në ditët e festave zyrtare kompensohet me një shtesë page jo më pak se 25%, ose me një pushim të barabartë me kohëzgjatjen e punës së kryer. Ligji për Sigurimet Shoqërore rregullon marrëdhëniet në fushën e sigurimit shoqëror. Punëdhënësi bën sigurimin e punëmarrësve duke filluar nga dita e fillimit të punës në bazë të kontratave të punës të përcaktuara dhe vazhdon sigurimin e punëmarrësve gjatë gjithë kohës që ky i fundit është në marrëdhënie pune. Grevat janë shumë të pakta në Tiranë dhe pothuajse nuk ekzistojnë fare në kompanitë e huaja. Megjithatë, e drejta për grevë është e rregulluar me Dekretin Nr. 7458, datë 22.1.1991, ndryshuar me Ligjin Nr. 7636, datë 12.1.1992, i cili bën kufizime për kategori të veçanta të punësuarish për t'i siguruar shoqërisë shërbimet e domosdoshme.
Paga mesatare mujore për punonjësit në sektorin privat në pozicionet drejtuese të veprimtarive të ndryshme ekonomike është
47.700 lekë, ose 380 euro. Ndërsa paga minimale mujore e lejuar për punëmarrësit, për të gjitha degët e veprimtarive ekonomike, është 16 mijë lekë, ose 130 euro dhe duhet të paguhet për
174 orë pune në muaj.

18 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›