Marrja e statusit kandidat Bregu Te votohen reformat dhe imuniteti
Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu gjatë një bisede në studion e Abc Neës e ka vënë theksin tek përmbyllja e reformave në funksion të marrjes së statusit të vendit kandidat. Sipas saj duhet t’i jepet sa më shpejt zgjidhje 3 çështjeve prioritare që janë reforma zgjedhore, reforma parlamentare dhe heqja e imunitetit.
Ajo ka akuzuar liderin e opozitës se po bllokon reformat, duke mos i shërbyer integrimit dhe se ka bllokuar për dy vjet statusin kandidat.
Përsa i takon heqjes së imunitetit ministrja është shprehur se është i nevojshëm dhe i rëndësishëm dhe i bëri apel opozitës dhe Ramës që duhet ta votojë heqjen e tij dhe të punojë që vendi të mos ketë dështim.
Zgjedhja e presidentit sipas ministres Bregu ka qenë tërësisht e mbështetur në kushtetutë dhe nuk ka qenë rekomandim i KE-së si kushti i 13 për vendin, ndërsa theksoi se zgjedhja e Nishanit në krye të shtetit është uruar nga ndërkombëtarët dhe se mazhoranca shkon në zgjedhjet e 2013-ës me krenari politike.
Duke iu referuar luftës ndaj korrupsionit dhe krimit Bregu përmendi rastet e hetimit të zyrtarëve të lartë, sekuestrimin e parave dhe konfiskimin e aseteve.
“Kemi 50 raste të hetimit të korupsionit të zyrtarëve, kemi rritje të hetimeve proaktive me 20%, vlera e sekuestimit për pastrim parash 500 milionë euro, konfiskimi i aseteve u rrit me 10%, është rritur me 300% sekuestrimi i heroinës”- theksoi Bregu.