Berat burri vret me sepate gruan nga xhelozia
Krim brenda familjes ka ndodhur në fshatin Laparadha të Beratit, ku burri ka vrarë me sëpatë gruan e tij për xhelozi. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së mërkurës dhe sipas policisë lokale, autori i krimit është Sokol Gjata 40 vjeç, ndërsa viktima Alma Gjata 35 vjeçe . Ngjarja ka ndodhur brenda serës, pronë e çiftit i cili ndërkohë ishte duke punuar dhe dyshimet e para e kanë lidhur këtë ngjarje me xhelozinë e burrit për gruan. Në fillim kanë nisur akuzat e më pas fyerjet për të përfunduar më pas në vrasje. Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë arrestimin e autorit Sokol Gjata.