Mars, gjurmë kalciumi konfirmojnë praninë e ujit
San Francisco – Ujë në Mars ka pasur, ky është konfirmimi i fundit nga misioni i Nasa në planetin e kuq. ,bi sipërfaqen e marsit misioni Opportunity ka gjetur gjurmë të një forme të hidratuar të sulfatit të kalciumit, një mineral që vërteton në mënyrë të pakundërshtueshme se në të shkuarën ka pasur ujë të lëngshëm nën sipërfaqe, në formë ndoshta të favorshme për zhvillimin e formave të jetës.
Zbulimi i bërë nga Rover Opportunity, i hedhur në 2004 sëbashku me binjakun Spirit (tani jo më aktiv), është prezantuar në konferencën e American Geophysical Union në San Francisco. Gjurmët janë identifikuar në buzën e kraterit Endeavaur.
“Ky është zbulimi më i mirë i bërë gjatë misionit” ka shpjeguar Steve Sqyeres shef i misionit Opportunity.
Uji është një kusht kyc për zhvillimin e jetës. Një rover i ri është hedhur drejt Marsit, Curiosity është në udhëtim drejt tij për të studiuar një krater tjetër dhe për verifikimin e pranisë së ujit ose elementëve të tjerë bazë për zhvillimin e jetës.
(ar.si/BalkanWeb)