E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tregtarët: Jo më ushqime me listë, s‘na kthejnë paratë tona

TIRANE - Shumë tregtarë në Tiranë kanë hequr dorë nga dhënia e produkteve ushqimore me listë. Arsyeja sipas tyre që nuk e lejojnë më një gjë të tillë është se nuk kanë mundur të marrin paratë e tyre mbrapsht.

“Më parë e kam përdorur këtë praktikë, ku u jepja klientëve ushqime me listë, por tani nuk e bëj më. Arsyeja është se nuk kemi arritur të marrim mbrapsht paratë tona. Të vetmet raste kur u jap produkte pa para në dorë është kur ata më mbesin borxh, ndonjë shumë parash të vogla dhe i sjellin të nesërmen apo dy ditë më vonë. Por që të jap mall dhe të mi japin lekët pas një muaj kur marrin rrogat këtë nuk e bëj më”, - tregon një pronar dyqani në njësinë bashkiake nr.9.

Sipas tij varfëria e familjeve në këtë njësi bashkiake është rritur se duket që nga produktet e konsumit që ata marrin edhe pse çmimet nuk kanë pësuar ndonjë rritje shumë të madhe këtë vit.

(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›