E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marseille ndalon Lyonin

Skuadra e Lorik Canës, Olimpique Marseille, ka barazuar pa gola në stadiumin Gerland si mysafir i kampionit francez, Lyon. Me këtë pikë të fituar, Marseille pozicionohet në vend të dytë të tabelës, tre pikë më pak se lideri i tabelës Lyon, ndërsa pikë të barabarta, por golaverazh më të dobët, kanë edhe Bordeaux dhe PSG që pozicionohen në vendin e tretë dhe të katërt, respektivisht. Ndeshja e cila prodhoi pesë kartonë të verdhë ofroi disa raste, të cilat nuk rezultuan me gol. Mesfushori i Kombëtares Shqiptare dhe kapiteni i Marseille, Lorik Cana, e zhvilloi gjithë ndeshjen.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›