E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marseille pas Kewell

Pas dështimit për ta transferuar mesfushorin e krahut të Interit, brazilianin Amantino Mancini, Olympique Marseille është në kërkim të një futbollisti tjetër, për ta mbushur pozitën e mesfushorit të djathtë, në të cilën çalon klubi francez.

Për këtë, udhëheqësit e nënkampionit francez duket se ia kanë mësyrë futbollistit të Galatasarayt, 31 vjeçarit Harry Kewell. Futbollisti australian, i cili në verën e vitit 2008 ishte transferuar tek klubi turk, pas pesë vjetësh të kaluar tek Liverpool, mund të jetë përforcimi i shumëkërkuar i Marseilles.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›